• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Miratohen projektet për rijetëzimin e 18 banesave në Gjirokastër, shtëpitë që përfitojnë

by Java News
15/01/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

18 banesa në qytetin e Gjirokastrës do t’i nënshtrohen së shpejti procesit të restaurimit! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të KKR-së, e cila miratoi  projektet restauruese  të hartuara nga  IMK dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës në Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Në listën e shtëpive që do të restaurohen janë edhe  disa ndër më të  përfolurat për gjendjen e  tyre të keqe si banesa e Kabilatëve, banesa Çano, Lolomani,  Skënduli etj, të cilat do t’i nënshtrohen një restaurimi tërësor sipas projekteve specifike për secilën prej tyre.

Nga  seria e banesave që do të restaurohen si banesa Kabilatët; Zeko; Lolomani; Batha; Skënduli; Kokobobo; Gurgai ; Ish-Radio dhe banesa Çano, janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, një projekt  i cili  parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme të këtyre banesave të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë.

Përveç banesave që janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, KKR miratoi edhe projektet e restaurimit dhe rehabilitimit të fasadave  në lagjen Hazmurat dhe Pazari i Vjetër në Gjirokastër për banesat, “Avdi Bozgo”,  “Familja Aliko” , “Zapanaja Alimatët”,  “Pajtim Ahmeti” , “Hirov Spahiu”, “Vëllazëria Dudumi”, “Kamberi dhe Krongo” , “Familjes Jaupi”, “Familjes e Sevo Caro”.

Hartimi i projekteve restauruese për këto shtëpi është një tjetër hap i rëndësishëm i politikave të Ministrisë së kulturës dhe IMK për rijetëzimin tërësor të Gjirokastrës, pas përfundimit të disa projekteve të tjera të mëdha si ai për restaurimin e Qafës së Pazarit./ma.me

Next Post
Klosi: Ndalohet balsamosja apo ekspozimi i shpendëve të rrallë

Klosi: Ndalohet balsamosja apo ekspozimi i shpendëve të rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

May 4, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

May 4, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja, zgjidhje problemesh dhe surpriza në dashuri

May 4, 2026
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

May 4, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Paketa e Maleve”

May 4, 2026
“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”

May 4, 2026
DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

May 4, 2026
48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

May 4, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

May 4, 2026
Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In