• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ministrja Kumbaro zbulon një marrëveshje të re: Ja çfarë do të ndodh më 19 maj!

by Java News
18/05/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrëveshjes politike të arritur mes dy palëve, mazhorancës dhe opozitës, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka njoftuar në rrjetin social Facebook mbylljen e një tjetër marrëveshjeje të rëndësishme, vetëm se e saj nuk është një dakordësi politike, por krejt e kundërt me atë të 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për eventin e madh artistik që do të kulmojë në Gjirokastër, nga datat 19 deri më 21 maj, Fustanella Festival për të cilin ministrja shkruan:

“Marrëveshja për Fustanellën u arrit! Unë dhe Robert Bisha ramë dakord që Fustanella Festival do të mbahet në datë 19 – 20 – 21 MAJ, në Kalanë e Gjirokastrës. Fjalë burrash! Dhe grash!”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Ministrja e Kulturës ka postuar edhe foton ku shihet e veshur me fustanell, teksa në krah të saj qëndron artisti i njohur Robert Bisha. Më 19 maj Gjirokastra mirëpret festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve. “Fustanella Festival” do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Robert Bisha, në cilësinë e drejtorit artistic në konferencën e mbajtur ditëne  djeshme vuri theksin në cilësinë e muzikës, që ky festival prezanton, duke rritur ritmet në orët e vona të darkës. “Do ftoja të gjithë studentët e muzikës-u shpreh Bisha të jenë pjesëmarrës për të kuptuar ritmet dhe ndërthurrjet e muzikës, një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet, por e jetuar në modernitetin e një bote globale”.

Ndërsa Olsi Sulejmani vlerësoi mbështetjen e MK-së dhe u shpreh se “vazhdimësia e ngjarjeve të tilla muzikore është një nga pikësynimet tona. Duam të përcjellim muzikën bashkëkohore dhe të nderojmë fustanellën, si një nga elementet estetitë të traditës shqiptare”.

Tri ditë-netë me muzikë nga Shqipëria, Greqia, USA, UK, Italia, Indonezia, Maroku, etj në festivalin më të ri të muzikës dhe trashegimise “Fustanella Festival”, organizuar nga Remont Kapital , që ideon këtë festival për herë të parë duke e cilësuar “kthim tek rrënjët”. Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

ma.me

Next Post
Zyra e BE përshëndet arritjen e marrëveshjes: Në interes të shqiptarëve

Zyra e BE përshëndet arritjen e marrëveshjes: Në interes të shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com