Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve, ANUGA 2017. Ky panair mbledh kompani të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7.200 sipërmarrje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore.
E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare “Kraco”.
Kompania KRACO prodhuese e çajit, çokollates, kapuçinos, kafes , budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitoreët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojne produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilesinë sipas kërkesave të tregut bashkohor. Panairi afron plot 160 mijë vizitorë.