• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Ja si duken forcat RENEA me armatim dhe pajisje të reja

by Java News
11/02/2017 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri së bashku me Drejtorin e Polcisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të Polcisë së Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni për prezantimin e e pajisjeve të reja dhe armatimit vënë në dispozicion të Repartit Special Renea, të cilat janë rezultat i investimit nga Buxheti Shtetit.

Ministri Saimir Tahiri ka theksuar ndër të tjera se ky është i gjithi një investim njerëzor, buxhetor, infrastrukturor për Policinë e Shtetit, në mënyrë që ajo të japë shërbimin e duhur dhe të ketë rezultatet e duhura në luftën kundër kriminalitetit.

“Është kjo arsyeja pse Policia është trupa më e besuar nga shqiptarët. Por kjo është vetëm pikënisja jonë për të bërë gjithçka duhet në mënyrë që në vazhdim të kalojmë të gjitha sfidat e vështirësitë që kemi, të japim një shërbim shumë më të mirë, dhe të japim një shërbim shumë më të drejtë, ta bëjmë Shqipërinë shumë më të sigurt dhe më të drejtë”.

Në flajën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë investim të qeverisë Shqiptare prej 4 miliardë lekësh shqiptare.

“Eshtë një vend shumë i rëndësishëm pasi Forcat Speciale të RENEA-s, prej shumë vitesh pajiseshin me kontribute më shumë dhe me dhurata të dhëna nga partnerët tanë sesa një investim serioz sikurse është ky.

Ky është produkt i një projekti të përpiluar në vitin 2015 ku mund të theksojmë se sot ky repart, Reparti i Forcave Speciale RENEA është i pajisur me të gjitha mjetet më moderne bashkëkohore për tu përputhur më gjithë standartet e partneritetit tonë, por edhe janë që të gjitha mjete të kalibruara të përcaktuara sipas nevojës për veprime taktike të forcave speciale

Pas një sërë vlerësimesh të rëndësishme të bëra nga qeveria shqiptare lidhur me sigurimin e jetës dhe shëndetit, por edhe me krijimin e kushteve akomoduese të repartit special të RENEA, sot ata kanë mundësinë të jenë shumë herë më të sigurt me të mbrojtur pasi që të gjitha këto pajisje dhe kjo teknologji ju jep mundësinë atyre për të kryer punën sa më mirë”.

Rritja e performancës së forcave speciale në mbrojtjen e rendit, sigurisë publike dhe thellimin e luftës kundër krimit nëpërmjet përmirësimit të aftësive profesionale dhe kompletimit me pajisje, armatim mjete dhe uniforma sipas standardeve te BE.

Sigurimi i pajisjeve do te ndikoje per:

– Përmirësimin e metodave dhe teknologjive të planifikimit dhe komunikimit.
– Rritjen e manovrueshmërisë dhe autonomisë gjatë veprimeve operacionale të strukturave të Komisariatit
– Standartizimin e disa pajisjeve sipas kërkesave operacionale
Çfarë arrihet me këtë Kërkesë Operacionale?
– Zhvillimi i kapaciteteve të reja operacionale
– Përmirësim i kapaciteteve ekzistuese operacionale.
– Rritja e precizionit gjatë qitjeve të ndryshme.
– Rritje e efikasitetit gjatë realizimit të detyrave.

Projekti parashikon rinovimin dhe kompletimin me pajisje mbrojtëse, të komunikimit, armatimit, pajisje speciale, mjete lëvizëse rrugore, pajisjeve të ndihmës së shpejtë dhe uniformave bashkëkohore të punonjësve të Forcës Speciale në repartin Special RENEA.

Next Post
Gjykata Speciale në Hagë shumë shpejt themelon Njësitë e Paraburgimit

Gjykata Speciale në Hagë shumë shpejt themelon Njësitë e Paraburgimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

July 21, 2026
Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

July 21, 2026
VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

July 21, 2026
Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

July 21, 2026
U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

July 21, 2026
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

July 21, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“S’ka më temperatura ekstreme, freskohet moti”, kushtet atmosferike për ditët në vijim

July 21, 2026
Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

July 21, 2026
Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

July 21, 2026
Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë vitit 2025

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për disa shenja, dashuria surprizon të tjerat

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In