• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Itali, prangoset banda vlonjate dhe ajo italiane, trafikoi 2.7 ton drogë

by Java News
29/11/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë kriminale nga qyteti i Vlorës, të specializuar për trafikun e marijuanës drejt vendit fqinj. Karabinjerët nga qyteti Breshias, në veri të Italisë, kanë arrestuar në orët e fundit me urdhër të prokurorisë, 9 shqiptarë dhe 4 italianë të përfshirë në trafik.

Dy shqiptarët e tjerë, që kishin një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale dhe ishin pika e referimit në Shqipëri të kësaj organizate kriminale, kanë shpëtuar nga arrestimi. Ata dyshohen se fshihen në zonën e Vlorës.

Drejtuesi i repartit operativ të Breshias, që ka udhëhequr këtë operacion, i tha Report TV se 2 shqiptarët në kërkim do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtare. Për këtë arsye karabinjerët e Breshias nuk bëjnë publike emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në kuadër të këtij operacioni që vijon ende.

Në krye të kësaj organizate është një shqiptarë 35 vjeçar, që jeton në Breshia dhe kishte si bashkëpunëtorë më të ngushtë vëllanë dhe nipin, tashmë të arrestuar. Ky operacion e ka pikënisjen në fund të vitit 2016 ku, nëpërmjet përgjimeve, karabinjerët italianë kanë zbuluar një ngarkesë me kanabis nisur nga Vlora në drejtim në Kalabrisë në Jug të Italisë.

Dyshohet që droga u transportua nëpërmjet një peshkarexhe e nisur më 26 dhjetor nga Shqipëria dhe droga u shkarkua 3 ditë më vonë. Sasia e drogës së transportuar ishte 2.7 ton marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës.

Ky ishte momenti i arrestimeve të para, siç tregohet nga fotot e anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ku u prangos një 45 vjeçar shqiptarë që zyrtarisht punonte si mekanik. Ndërkohë përgjimet kanë vazhduar për të identifikuar të gjithë organizatorët e këtij trafiku.

Nga përgjigjet u zbulua se shqiptarët me banim në Breshia porosisnin edhe sasi të konsiderueshme Kokainë nga Holanda. Atyre iu kapën 4kg Kokaine.

Kreu organizatës së bashku me vëllanë dhe nipin organizonte transportin me makina të modifikuara me dy shasi për fshehjen e Kokainës. Për të shmangur përgjigjet çdo javë ata ndërronin numrat e telefonit megjithatë survejimi nga karabinjerët mblodhi prova të mjaftushme për ti arrestuar.

http://shqiptarja.com/home/1/2-7-ton-drog–drejt-italis-goditet-tjet-r-band–vlonjate–foto-456039.html?pos_1#249471_mbyll

Next Post
Makina përplas për vdekje 29-vjeçarin në Thumanë

E paparë në Kukës/ Kishin konflikt pronësie, 3 persona mbyllen në lokal dhe i hyn në dajak njëri- tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Sukth! Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

May 13, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, cilat janë shenjat më me fat sot

May 13, 2026
Sot, 27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, masakra ku u vranë 77 civilë

Sot, 27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, masakra ku u vranë 77 civilë

May 13, 2026
Dossier/CIA ofronte 500 mijë dollarë për Hoxhën dhe Shehun po të iknin

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

May 13, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Politika si Art, Arti si Pushtet

May 13, 2026
Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

May 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Berisha mori 20 milionë dollarë nga Serbia për të shkatërruar UÇK-në

May 13, 2026
Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

May 13, 2026
Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

May 13, 2026
“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In