• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Harta me vrimë dhe vrima në shtet

by Artan Lame
06/03/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame/

Miq,

Dje në një prej televizioneve kryesore të vendit, u transmetua një kronikë rreth problematikave të pritjes së qytetarëve në sportelet e ZRPP Korcë. Qytetarë që vinin që në mëngjes herët, qytetarë që ju duhej të riktheheshin të nesërmen, qytetarë që pasi merrnin përgjigje ju duhej të riktheheshin sërisht pas disa ditësh.

E vërtetë.

Nuk ka asnjë vlerë të them këtu se sa përqind është përmirësuar shërbimi në sportele në krahasim me një vit apo 6 muaj më parë. Nuk ka asnjë vlerë të nxjerr shifra se sa ankesa kishte një vit apo 6 muaj më pare dhe sa më pak ka sot. Nuk zbrazet deti me lugë. Po e quaj të vërtetë kronikën.

Por përtej kësaj, ka edhe një të vërtetë tjetër. Po ju bashkëlidh këtu disa pamje prej hartografisë me të cilat punon zyra e Hipotekës Korçë. Janë letra, fotokopje të fotokopjeve të fotokopjeve të planshetave që ka lënë Komandanti që në vitin 1986!!!

Kanë kaluar mbi 30 vjet që atëhere dhe, edhe pas tre dekadash, shteti shqiptar ju shërben qytetarëve me po ato copa letrash.

Ju kujtohet ajo shakaja e hidhur e Edi Ramës me atë vendimin e gjykatës që i binte prona në vrimë. E pra Korça është një shembull tipik i kësaj derexheje. “Korça zonjë” siç e quante Naimi. Korça e Rilindasve dhe e njerëzve të penës. Shihini vete fotot që po ju nis se në c’derexhe ja kanë katandisur letrat e veta.

Dhe kushdo që i sheh këto, e kupton se problemi i mullirit të hipotekës nuk është tek banaku, por tek vetë mulliri që është kur të thërret qameti, tek gruri që bluan që është i mykur e i kalbur. Deri tani kemi ndërruar mullixhiun dhe një pas një do ja ndërrojmë faqen edhe mullirit. Nuk është thjesht harta me vrimë, është shteti shqiptar që i është bërë një vrimë e madhe në dinjitetin e vet.

E them këtë, jo për t’u justifikuar. Aspak, thjesht për t’ju thënë gjithëve:

Qytetarë, SITUATA NE SISTEMIN HARTOGRAFIK TE REPUBLIKES ESHTE KATASTROFIKE.

Qytetarë, situata e ZRPP-ve është kapur në momentin e kapitullimit të plotë të këtij institucioni themeltar të shtetit.

Qytetarë, u deshën 30 vjet për ta katandisur zyrën e tapive të shtetit, sa s’ka ku ta zërë qeni. Do na duhen të paktën tre vjet tani që ta ribëjmë nga themelitë dhe, në krye të mandatit, t’u japim shqiptarëve një zyrë hipoteke të saktë, të besueshme, të dixhitalizuar dhe me hartografi moderne.

Në këta tri vjet do përpiqemi shumë, ndoshta do shohim edhe skena të tjera si ato të Korçës, por vullnetin për punë e kemi të plotë dhe besimin në mirëkuptimin tuaj e kemi edhe atë.

Next Post
Shëngjin/ Hakmarrja e natyrës, erozioni përpin bregun e Kunës

Shëngjin/ Hakmarrja e natyrës, erozioni përpin bregun e Kunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Sukth! Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

May 13, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, cilat janë shenjat më me fat sot

May 13, 2026
Sot, 27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, masakra ku u vranë 77 civilë

Sot, 27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë, masakra ku u vranë 77 civilë

May 13, 2026
Dossier/CIA ofronte 500 mijë dollarë për Hoxhën dhe Shehun po të iknin

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

May 13, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Politika si Art, Arti si Pushtet

May 13, 2026
Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

May 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Berisha mori 20 milionë dollarë nga Serbia për të shkatërruar UÇK-në

May 13, 2026
Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

Koloneli Hajro Limaj: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

May 13, 2026
Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

May 13, 2026
“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

“Ne jemi dy superfuqitë”, Trump kërkon marrëveshje sekrete me Xi Jinping! Sot takimi vendimtar

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In