Fenomeni “Balena Blu” rikthehet frikshëm edhe një herë tjetër. Një adoleshent që besohet se po luante këtë lojë, goditi me thikë mësuesin e tij në qafë, bëri një foto me të, dhe më pas vrau edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rusi. 18-vjeçari Andrey Emelyannikov vrau mësuesin e tij, 44-vjeçarin Sergei Danilov, baba i tre fëmijëve, ish-oficer ushtrie.

















