• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Dikur ato emociononin çdo mashkull shqiptar

by Java News
18/09/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Armand Plaka/

Dikur ato emociononin çdo mashkull në Shqipërinë super të izoluar e pavarësisht emërimit zyrtar të agjensisë, njihesin si ALBANIA. Kryenin një volum vërtetë të madh transporti dhe puna me to u besohej vetëm personave tepër të aftë profesionalisht dhe mbi të gjitha: të sprovuar nga biografia.

Foto që po sjell në këtë postim na ofron dy kamionë të tipit “Skoda RT 706” me rimorkio ndërsa presin të shkarkohen në magazinat e agjensisë vjeneze “Fruchtunion”, e cila rëndom furnizonte tregun austriak me prodhime vendore bujqësore shqiptare e ballkanase. Foto daton nga qershori i vitit 1969.

Nga disa hulumtime më rezulton se Shqipëria paskësh qenë e fundit që e kishte nënshkruar marrëveshjen për TIR-in, ( Marrvëshja për Transportin Ndërkombëtar) në vitin 1973, e në marrëveshje në fillim shkruhej ANAL-TIR, e më vonë u bë “Albtrans” apo siç njihej më thjeshtë: ALBANIA.

Kamionët e parë ishin të tipit që shihet në foton e marrë në 1969, e nga mesi i viteve ’70-të, flota e automjeteve të transportit nisi të kompletohej me “Scania”-t suedeze.

Në fillim të viteve ’80-të kishte në përdorim gjithsesi “Skoda” të tipit “Liaz” dhe “Scania” të disa modeleve. Por transporti nuk kryhej vetëm në drejtimin Shqipëri drejt një vendi të Europës Perëndimore apo Lindore qoftë, por edhe duke kryer e marrë përsipër kontrata që shkonin përtej këtij itinerari.

Kështu të paktën rezulton se “Albtransport”-i në vitin 1986, kishte fituar tashmë një kontratë ( tender) të leverdisshëm për të transportuar mish nga Gjermania në Austri dhe nga Franca në Irak, e për ta përmbushur këtë detyrë, Agjensia Shqiptare mori madje në dispozicion të saj edhe disa tipa të përdorur nga Agjensia Hungareze e Transportit Ndërkombëtar, “Hungarocamion” (1628 dhe 1632 NG).

Logoja e kësaj të fundit shihej shpesh në rrugët e Shqipërisë së kohës së monizmit, ndërsa kamionët e saj kalonin tranzit apo e përdornin si destinacion vendin tonë për t’u furnizuar me prodhimet shqiptare.

Ndërkaq, koha ime e studimeve në Berlin, më lidh edhe me një kujtim të vogël të shumë viteve më parë ( mund të ketë qenë viti 2002) ndërsa kisha shkuar për një vizitë mjekësore rutinore në ish-Berlinin Lindor. Mjekja më pyeti se nga vija, dhe pasi iu përgjigja, më pohoi se nga Shqipëria mbante mend vetëm kavanozët me kastraveca turshi, të cilat sigurisht se do kenë qenë transportuar pikërisht nga këta kamionë.

Next Post
Uragani nxjerr në Florida xhevahiret e së shkuarës, një varkë disa shekuj e lashtë

Uragani nxjerr në Florida xhevahiret e së shkuarës, një varkë disa shekuj e lashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

June 22, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

June 22, 2026
Procedohen penalisht 23 protestues! Penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë, policia jep detajet

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

June 22, 2026
Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In