• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Çelet në Durrës panairi ndërkombëtar i librit shqip “Durrës Script”

by Java News
04/08/2017 08:56
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 4 ditë me radhë, nga 3 deri në 6 gusht, qyteti i Durrësit do të jetë vëmendja letrare mbarëkombëtare, vend i cili është zgjedhur sërish për të zhvilluar “Panairin Ndërkombëtar të librit shqip”. Është viti i dytë që ky panair organizohet në Durrës duke u kthyer tashmë në një aktivitet tradicional për qytetin bregdetar. Ky aktivitet organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durana” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Vangjush Dako. Në ceremoninë e hapjes së këtij eventi letrar mjaft të rëndësishëm merrte pjesë prefekti i Durrësit Emiljan Jani, drejtues të tjerë lokalë, shkrimtarë dhe qytetarë të Durrësit. Prefekti Emiljan Jani ka deklaruar se Panairi i Librit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Durrës dhe ai po kthehet në një traditë për qytetitn bregdetar, ndërsa ka ftuar qytetarët që të afrohen sa më shumë me librin. Në këtë panair që zhvillohet në shëtitoren Taulantia, buzë detit në sheshin e sfinksit marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga vendi dhe disa shtete të tjera.

Ky është një event që i shërben zhvillimit të turizmit kulturor të Durrësit i cili nuk ofron vetëm plazhet, detin dhe arkeologjinë por tashmë çdo vit kthehet edhe në qendrën letrare mbarëkombëtare. E veçanta e këtij panairi është se libri shqip vjen jo vetëm nga Shqipëria e Kosova por edhe nga Greqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia etj ku botohen në shqip vepra të shkrimtarëve shqiptarë. Drejtuesi i këtij eventi njëkohësisht përfaqësues i shoqatës “Durana”, poeti Aqif Hysa deklaroi se ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin përmes një Panairi tematik, i vetmi i këtij lloji për këtë qytet:”Pas suksesit të panairit vitin e kaluar tashmë nisëm edicionin e dytë që mendojmë se do të jetë edhe më shumë i suksesshëm. Janë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 5 vende të tjera ku botohen libra shqip,  që janë bërë pjesë  e Panairit Ndërkombëtar të Librit, i cili mbahet nga data 3 deri më 6 gusht, përgjatë Shëtitores “Taulantia”. Jemi të entuziamuar nga përgjigja pozitive  e menjëhershme që kanë treguar shtëpitë botuese që botojnë në shqip kudo ku ato operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Synimi i këtij Panairi është ruajtja dhe përhapja e gjuhës së bukur shqipe në trevat shqipfolëse nëpërmjet librit dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se ky panair i shërben shkëmbimit të vlerave. Ftojmë të gjithë pushuesit, vizitorët, qytetarët, që do të jenë përgjatë këtyre ditëve në Durrës që të afrohen me librin. Ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin përmes një Panairi tematik, i vetmi i këtij lloji për këtë qytet. Kjo është një ngjarje kulmore për qytetin e Durrësit dhe gjithë qytetarët e saj. Gjuha shqipe është baza e identitetit tonë kombëtar dhe ku më mirë se libri shqip ne mund të sjellim përqasjen më frytdhënëse nëpërmjet promovimit tonë kulturor.” Po kështu në këtë panair do të ketë një risi pasi shumë shtëpi botuese kanë botuar vepra letrare posaçërisht për këtë panair dhe këta tituj të rinj do të dalin për herë të parë për lexuesit durrsakë dhe pushuesit që ndodhen në Durrës. Ky panair ka bashkuar të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë. Panairi do të qëndrojë i hapur  për 4 ditë nga ora 18:00 deri në orët e vona të natës , në shëtitoren “Taulantia” në sheshin e sfinksit. Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen edhe promovime të librave më të rinj të autorëve të njohur si Bashkim Hoxha, Ndriçim Kulla, Mimoza Leskaj, etj.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
Next Post
VIDEO/ Digjet në Dubai një qiellgërvishtëse

VIDEO/ Digjet në Dubai një qiellgërvishtëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

April 25, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

April 25, 2026
“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

April 25, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Më 8 maj protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi fuqishëm për votën e lirë dhe kundër varfërimit!

April 25, 2026
Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton Bravaldi Xhafkën nga gara për kreun e PD në Korçë

April 25, 2026
Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

Ndërprerja pothuajse totale e internetit në Iran vazhdon për ditën e 57-të radhazi

April 25, 2026
“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

April 25, 2026
SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

April 25, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

April 25, 2026
Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In