• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Beteja” false e Berishës e Bashës kundër krimit në politikë përmes fakteve të thjeshta

by Java News
24/10/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Nëse do hedhim sytë mbi të ashtëquajturën ‘betejë’ kundër krimit në politikë, do të mjaftonin vetëm disa fakte të thjeshta për të kuptuar se PD dhe ish lideri i saj Salin Berisha por dhe liderit aktual Lulzim Basha, nuk kanë thuajse asnjë lidhje mbi parimet më elementare të seriozitretit të kësaj beteje. Për këtë mjafton të sjellim në memorie disa fakte të thjeshta për të kuptuar realisht të ashtëquajturën “betejë” antikrim në politik. Pasi i kanë nëmur kundërshtarët e tyre politik për vite me rradhë si “krerë të mafias ballkanike”, “vrasës i Azem Hajdarit”, “Dukë i krimit”, “Klan i Zemunit”, “vrasës të njerëzve në Malin me Gropa”, “koka të trafikut të Ballkanik”, “gjeneral të rebelimit komunist”, “të korruptuar deri në palcë”, etj., etj., befas janë gdhirë duke bashkëqeverisur e mbështetur njëri- tjetrin me vota në Kuvend, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Dhe për ironi këtë e quajnë “art të të bërit politik”. Gjithësesi, javaneës sjell në vëmendje disa fakte të thjeshta të kësaj dinamike për të kuptuar realisht se e ashtëquajtura ‘betejë’ kundër krimit në politik është thjeshtë një fasadë e cila është bërë një ‘gjellë e pagëlltiotshme’.

Berisha- Basha- Nano
Berisha për Fatos Nanon: “Vrasës i Azem Hajdarit, koka e mafies dhe e trafikut ndërkombëtar. Vrasës i një shtetasi me biçikletë”
Basha për Fatos Nanon: “Koka e korrupsionit dhe e krimit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e Europë”
“Epilogu”: Darkë në Vjenë së bashku Berisha- Nano. Kafe Nano- Basha, kur kreu i PD përpiqej ti shpëtonte hetimit për vjedhjet milionashe në Rrugën e Kombit


Berisha- Basha- Meta- Kryemadhi
Berisha për Metën: “Kryekusar që nuk njeh as ligj dhe as moral. Meta është njeriu që e ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin e organizuar”.
Basha për Metën: “Firma u krijua për të mbledhur borxhet e CEZ-it, ndaj duhet të nisë hetimi ndaj Ilir Metës. Avokatët e qeverisë kanë zbuluar se miku i Metës ka përfituar miliona euro. Firma ka përfituar miliona euro dhe i ndante me Ilir Metën. Meta ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë më parë, duke u shpëtuar hetimeve për akuza shumë të rënda.”
Kryemadhi për Bashën: “Basha u bë kamxhik në dorën e Ramës kundër LSI-së”.
“Epilogu”: Meta bëhet ministër në qeverinë Berisha dhe bashkëqeverisin për 4 vite. Basha ‘farkëton” aleancën me LSI”.


Berisha- Duka
Berisha për Agron Dukën: “Duka i krimit dhe mamuth i korrupsionit”
“Epilogu”: Duka është një nga figurat qëndrore të opozitës së drejtuar nga Basha.

Berisha- Basha- Kokëdhima
Berisha për Koço Kokëdhimën: Kusar dhe i korruptuar deri në palcë. Baroni i drogës në jug të vendit”
Basha për Kokdhimën: “është koha e drejtësis për këtë të korruptuar. Simboli i oligarkisë more atë që meritoje. Koço lamtumirë”
“Epilogu”: Kokëdhima një nga figurat qëndrore të opozitës në krah të Bashës”

Berisha- Pollo

Berisha për Pollon: Hajdut siglash të PD. Njeri i vënë në shërbim të Klanit mafioz të Zemunit. Të mbrojnë bandat e Gjinushit
Pollo për Berishën: Më ka kërcënuar se do të më vrasë

“Epilogu”: Ministër në qeverinë Berisha, deputet i PD

Berisha- Lefter Koka
Berisha për Kokën: “Kreu i Klanit të Zemunit dhe një nga familjet më mafioze jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan”
“Epilogu”: Shijonte votat e Kokës në Kuvend kur ishte Kryeministër


Berisha- Ceka
Berisha për Neritan Cekën: Shërbëtor i kominstëve dhe i krimeve të kuminizmit. Bandit i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe rebelimin”
“Epilogu”: Bashkëqeverisje, ambasador në Itali


Berisha – Imami
Berisha për Imamin: “Gjeneral i rebelimit komunist dhe i marrjes së pushtetit me dhunë. Agjent i vënë në shërbim të shërbimit sekret grek. Hartues i një Kushtetute që duhet përcmuar sepse është bërë mbi bazën e interesave greke. Aktor i dështuar që nuk e voton as shkalla e vet”.
“Epilogu”: Imami shef kabineti i kryeministrit Berisha


Berisha- Islami
Berisha për Islamin: Tregtar i interesave kombëtare dhe i lidhur me qarqet më mafioze dhe rrjetet më kriminale financiare.”
“Epilogu”: Shijoi votat në Kuvend kur ishte kryeministër, kandidat në listën e deputetetëve të PD.

Berisha- Enver Hoxha- familja Hoxha
Berisha për Enver Hoxhën dhe familjen Hoxha: Hitler i Pasluftes, vrasës i shqiptarëve, kriminel, diktator , u mori jeten nepermjet urise dhe semundjeve qindra mijera shqiptareve. Vrau kundërshtar politik, i përndoqi. Shqipërinë e ktheu në një burg të madh.
“Në vend të hyrjes”: Shëtitje me varkë me familjen Hoxha në Pogradec

A. Meta/ javanews.al

 

 

 

Next Post
”Edhe 100 ylli im, por…”

''Edhe 100 ylli im, por…''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In