• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Bashkia e Tiranës mban premtimin, 60 familje rome marrin shtëpitë e reja në Shkozë

by Java News
13/02/2018 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 60 familje të komunitetit rom në Shkozë ëndrra e të pasurit një shtëpi të re, të ngrohtë, ku mund të rrisin fëmijët e tyre, është bërë realitet. Deri para pak ditësh, këto familje jetonin në kushte aspak dinjitoze, kurse sot, falë projektit “New House – New Life” i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe IADSA, kanë një banesë të re.

Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, të cilat u shpërndanë muajin e kaluar nga Bashkia e Tiranës, dhe 60 familjeve të tjera të po këtij komuniteti që morën sot shtëpitë në Shkozë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ishin sot në shtëpinë e Yllit dhe Netës, për t’i uruar ata për banesën e re.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur diçka, e cila ka qenë gangrenë për qytetin tonë për vite të tëra. Në 27 vjet mund të jenë bërë 270 kronika vetëm për këtë komunitet. Por, sot e them me krenari se jemi qyteti ose kryeqyteti i vetëm në Europë, që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit. Ta arrish këtë në një vend si Shqipëria, do të thotë se kemi shumë dinjitet. S’do të thotë të jesh i pasur për të pasur dinjitet, do të thotë që të vendossh të gjithë energjinë e donatorëve dhe qeverisë për të arritur diçka të bukur”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky projekt krijon një model funksional dhe efikas jo vetëm për strehim, por edhe për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës. “Jam shumë i lumtur që jemi sot te shtëpia e Yllit dhe Netës, është vetëm një nga çiftet e 60 familjeve të komunitetit rom që janë sistemuar në banesat e reja në Shkozë. Në fakt, janë 60 familje, por gjithsej bëhen 280 banorë, ku shumica më e madhe janë engjëjt e vegjël, çunat dhe gocat e bukur dhe shumë të zgjuar me mësime, të komunitetit të Shkozës”, tha Veliaj, duke nënvizuar se ky projekt i ka dhënë shumë kënaqësi dhe emocion, sepse i jep zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh në Tiranë, për një nga shtresat më të vuajtura të shoqërisë tonë.

Për ndërtimin e këtyre banesave, kryebashkiaku i tiranës shprehu mirënjohje të veçantë për qeverinë dhe ambasadorin italian, që bënë të mundur kurorëzimin me sukses të një bashkëpunimi të nisur vetëm një vit më parë. “Sot kemi arritur realisht diçka të bukur, ndaj së pari dua të falenderoj ambasadorin e Italisë. Më në fund, një donator që nuk financon konferenca, seminare, raporte, ekspertë dhe trajnime për romët. Kur mendoj se sa miliona euro janë shpenzuar në Shqipëri, vetëm për t’u marrë me çështjen e romëve, mund t’i kishim bërë këto shtëpi nja 50 herë. Por, kësaj here kishim një donator dinjitoz, i cili tha: – Çfarë ju duhet për romët në Tiranë që ta zgjidhim problemin? Ju duhen banesat, po! Urdhëroni lekët, bëni banesat, e të jetojnë njerëzit tamam, se sa të vazhdojmë të bëjmë konferenca në hotele me 5 yje!”, tha Veliaj.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, theksoi se: “Është bukur të shohësh këto buzëqeshje dhe këta fëmijë, që tashmë kanë një shtëpi të bukur dhe duhet të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të bëhen qytetarë jo vetëm shqiptarë, por edhe europianë, të realizojnë ëndrrat e tyre në Europë dhe në botë”.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, u shpreh i emocionuar që nga projekte të tilla  përfituesit realë janë familjet në nevojë. Ai falenderoi kryebashkiakun Veliaj për përkushtimin e treguar në këto projekte sociale. “Unë jam shumë i emocionuar që një projekt social ka fytyra të vërteta, familje të vërteta, që përfitojnë nga kujdesi i qeverisë shqiptare, qeverisë italiane, nga vëmendja e Bashkisë së Tiranës. Desha të falenderoj edhe kryetarin e bashkisë për këtë dashuri shumë të prekshme, që e shoh në të gjitha projektet sociale dhe realisht të falenderoj. Janë realisht fonde të shpenzuara me shumë dashuri”, u shpreh Ahmetaj.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës që brenda një kohe të shkurtër mundësoi strehimin e familjeve të komunitetit rom, duke siguruar jo vetëm një strehë, por edhe ofrimin e shërbimeve publike për ta. “Para 1 muaji ishim në Lanabregas dhe tani këtu në Shkozë, teksa shikojmë të sistemuara në kushte dhe standarde shumë të mira, 120 familje pjesëtare të komunitetit rom, rreth 500 banorë. Këtu në Shkozë jeni sistemuar me të gjitha kushtet dhe jeni afër gjithë shërbimeve publike, shkollës, kopshtit, qendrave sociale”, tha Manastirliu, teksa shtoi se ky model i suksesshëm i aplikuar nga Bashkia e Tiranës duhet të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera.

Projekti “Neë House – Neë Life” u realizua përmes marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe IADSA, për rehabilitimin e vendbanimeve të komunitetit rom në Shkozë dhe që kishte për qëllim krijimin e një qendre të re banimi, në territorin e quajtur si “ish Kombinati i Autotraktorëve”, truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Përmes këtij projekti u bë i mundur instalimi i 60 strukturave, banesa një-katëshe, me hapësira në përputhje me numrin e anëtarëve të familjeve, me standarde për jetesë të përshtatshme dhe komoditet.

Ndërkohë, të gjitha familjet përfituese rome në shkëmbim të përdorimit pa pagesë të banesës kanë detyrimin të përmbushin në mënyrë të vazhdueshme detyrime, që lidhen me mosshfrytëzimin ekonomik, të marrin masat dhe të sigurojnë regjistrimin e fëmijës në shkollë dhe ndjekjen e rregullt të programit mësimor, të sigurojnë trajtimin shëndetësor të fëmijëve, kur është i nevojshëm. Gjithashtu, këto familje duhet të marrin masat për të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile fëmijët e porsalindur dhe të pranojnë punësimin nga Zyra e Punës. /ma.me

Next Post
Dita e parë e shkollës, Klosi: Të nxisim arsimin profesional

Klosi: Po verifikohen të gjitha lejet e dhëna për HEC-e

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com