• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Vila luksoze e Vokshit në Qerret dhe e vërteta e akuzave për konçensionin e laboratorëve

by Java News
17/12/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditësh tashmë Partia Demokratike më në krye deputeten Albana Vokshi sulmon me tone të ashpra konçensionin e laboratorëve, duke e cilësuar këtë si një aferë klienteliste të qeverisë.

Në media, deputetja Vokshi nuk lë rast pa akuzuar Partneritetin Publik Privat (PPP) dhe konçensionin e laboratorëve, nën petkun e të mirës së qytetarëve shqiptarë dhe se po kërkon të bëjë transparencë një aferë korruptive.

Por nëse flasim për të mirën e qytetarëve dhe të të bërit transparencë, Vokshi në këto 10 vitet e fundit që ka zgjedhur të jetë aktive pranë PD-së nuk ka folur asnjëherë për jetën luksozë që bën. Ndonëse shpesh herë kur PD ishte në pushtet, çantat dhe veshjet e saj luksoze flisnin më tepër se argumentat në Kuvend, ajo gjithnjë ka zgjedhur t’i pranojë në heshtje këto fakte.

Deputetja e PD-së, prej vitesh tashmë zgjedh makina luksoze për të kryer detyrat e saj qeveritare ose partiake. Një të tillë deputetja ka edhe sot, kur është në opozitë, dhe në fuoristradën e saj luksoze, dhe mbi të gjitha dhe me shofer personal, mësyn drejt zyrës së PD-së apo edhe të Kuvendit, me letrat e mbushura me akuza.

Por nëse ky është një faktor, që kushdo kalimthi mund ta ketë vënë re nëpër televizione, ose të jetë kapur nga kamera, shumë pak kush ose asnjë nuk di për vilën luksoze të deputetes Vokshi në Qerret.

15555110_346515559063294_475834545_n

Lexo.al sjell fotografitë ekskluzive të vilës së deputetes demokrate në Qerret, e cila në heshtje dhe në lumin e akuzave që hedh çdo ditë, ngre katet e luksit të saj personal.

Burime për Lexo.al, bëjnë të ditur se vila ndodhet tek Kompleksi “Dielli”,  fshat turistik në Qerret te Kavajes, menjëherë pas “Lagunes Blu”.

E nëse gjuha e PD dhe e Vokshit është njohur tashmë prej afro një dekade, shumë pak kush e di se si mund t’i ketë bërë këto para zonja Vokshi e cila nën hijen e akuzave ngre vilat dhe udhëton me shoferë personal e me makinë luksoze.

Siç duket, i gjithë vreri i Vokshit ndaj PPP-së dhe konçensionit të laboratorëve, vjen si reagim pasi personave të ndryshëm, brenda selisë blu, mund tu jenë prishur interesat e tyre të ngushta dhe personale.

Përndryshe, si do të shpjegohej luksi disakatësh i Vokshit që nga Tirana e deri në Qerret, aq sa edhe Pamela Andersona do ta kishte zili./Lexo.al/

v1v2v3v4v5

Next Post
FOTO/ Modelja bën twerk, por i grisen pantallonat… dhe ajo zhvishet

FOTO/ Modelja bën twerk, por i grisen pantallonat… dhe ajo zhvishet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

Berisha mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së: Rama e ka kthyer PS-në në leckë!

April 27, 2026
Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

April 27, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

April 27, 2026
Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

Kurti: Bllokada dëmton VV-në dhe shtetin e Kosovës

April 27, 2026
Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik!

April 27, 2026
Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

April 27, 2026
“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

April 27, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Hyn në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve

April 27, 2026
Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

April 27, 2026
BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In