• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Tiranë, nis ndërtimi i një parku të ri urban në Laprakë, mbillen 320 pemë

by Java News
27/12/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një nga zonat që deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullimi për mbetjet urbane nga banorët e njësinë nr. 11, tashmë po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për krijimin e një parku të ri urban në zonën e Laprakës me mbjelljen e 320 fidanëve të rinj, si pjesë e operacionit më të madh të gjelbërimit të qytetit, për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si “Pylli Orbital”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë të punojë me intensitet edhe në këto ditë festash. Ai deklaroi se kjo zonë, e cila deri pak kohë më parë ka qenë një vendgrumbullim për mbetjet, do të kthehet në një hapësirë rekreative fantastike për mijëra banorë të Laprakës.

 

“Më vjen mirë që sot fillojmë parkun urban të Laprakës. Ka qenë një zonë totalisht e djerrë, si një kosh hedhurinash, ndërsa sot po nisim një park urban, i cili do u shërbejë mijëra banorëve që jetojnë në pallatet e reja, por edhe në pjesët që janë të zhvilluara rishtaz nga banorët e ardhur në vitet ’90. Do të jetë një ambient fantastik për ata që do kenë mundësi të kalojnë kohën e tyre të lirë. Jo të gjithë e kanë mundësinë apo kohën të shkojnë tek liqeni apo në parqet e mëdha, si Kashari, Farka, që po pyllëzojmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranes shtoi se krijimi i këtij parku do të rrisë edhe vlerën e pronës së qytetarëve. Duke u ndalur në Planin e Përgjithshëm Vendor që pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datë 29 dhjetor, Veliaj tha se ky projekt është diskutuar gjerësisht, pasi u zhvilluan mbi 30 dëgjesa me qytetare, eksperte, urbaniste e arkitekte.

“Kemi pasur mbi 30 dëgjesa, jo vetëm në 24 njësitë, jo vetëm me shoqatën e arkitektëve, grupet e biznesit, këshilltarët e Këshillit Bashkiak, por ia kemi bërë këtë ftesë shoqërisë civile e kujtdo. E di që ditët e fundit janë kujtuar disa njerëz që pas një viti diskutimesh për planin urbanistik duhet të pyesim edhe disa ekspertë të baltës. Për të gjithë ekspertët e baltës, unë u them: Kishit një vit kohë për të na thënë gjithë opinionet që kishit, por nëse hidhni baltë, kam vetëm një rekomandim: Më mirë merrni një lopatë dhe mbillni një pemë sepse është më e dobishme për qytetin se sa rendja banak më banak për të hedhur baltë”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që në 15 vitet e ardhshme të mbillen 2 milionë pemë të reja.

“Sikur të gjithë ekspertët e baltës të kishin mbjellë nga një pemë për çdo shpifje e cifël balte që hedhin mbi Bashkinë e Tiranës, do i kishim ato 2 milionë pemë. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Kush do të kontribuojë, ka lopatë, pemë. Kush do që ta gjelbërojë Tiranën e të ndihmojë konkretisht, le ta bëjë konkretisht! Baltosja e Bashkisë, punëtorëve të qytetit që punojnë çdo ditë për Tiranën e ëndrrave tona, nuk është mënyra për të ecur përpara. Jemi një Bashki që jemi fokusuar te puna dhe jo gallata. Mjeshtrat e llafeve të vazhdojnë nëpër studio, mjeshtrat e punës do të vazhdojnë në terren”, tha Veliaj.

Drejtoresha e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, tha se ky park nuk do të jetë i vetëm, por do të pasohet edhe me të tjerë në zonat periferike të kryeqytetit. “Këto parqe mendohen të jenë në periferi në zonat më të urbanizuara dhe që e kanë shumë të nevojshëm pastrimin e ajrit, por njëkohësisht edhe sistemimin e hapësirave dhe të vendeve çlodhëse për banorët”, tha Mile. /ma.me

203171203173203174
Next Post
Procesi i Kastriot Ismailajt, trupi gjykues jep dorëheqjen

Procesi i Kastriot Ismailajt, trupi gjykues jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

May 18, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

May 18, 2026
Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

May 18, 2026
Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

May 18, 2026
Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

May 18, 2026
10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

May 18, 2026
“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

May 18, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Nga puna, te surprizat dhe dashuria, si nis java për 12 shenjat? Horoskopi nga Jorgo Pulla

May 18, 2026
Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

May 18, 2026
DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In