• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Gjeneralja e parë Manushaqe Shehu merr drejtimin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

by Java News
12/12/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, emërohet në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes gjeneral brigade Manushaqe Shehu theksoi vendosmërinë e saj për përmbushjen e objektivave të kësaj komande.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe strukturat e saj vartëse do të jenë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e përgjegjësive të tyre për t’i dhënë një impuls të ri punës për realizimin e misionit dhe detyrave të ngarkuara. Kam besim të plotë se me disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë efektivave të KDS, me vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe mbështetjen e përhershme të familjes sime, do ta përmbush me sukses detyrën e re”, tha ajo.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Dedë Prenga i dorëzoi flamurin e KDS komandantes së re, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, e cila ka hyrë në histori si e para femër që shërben si gjenerale në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe që emërohet në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, i vetmi institucion arsimor ushtarak në vend me një eksperiencë pune 14-vjeçare.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, tha se në këtë rast me të vërtetë është bërë histori, jo vetëm në procesin e gradimit të gjenerales Shehu, por edhe në emërimin në një strukturë të rëndësishme të FA.

“Besoj se misioni i KDS nën drejtimin e gjenerale Shehut, jo vetëm do të plotësohet, do realizohet, por me kontributin e saj, do të japë drejtime të reja dhe sigurisht një energji për të cilën ka nevojë sa herë bëjmë ndryshime. Besojmë se me këtë emërim, historia e FA shënon një ngjarje të veçantë.”- tha ai. /ma.me

manushaqe-shehu-1manushaqe-shehu-2manushaqe-shehu-3manushaqe-shehu-4manushaqe-shehu-5manushaqe-shehu-6manushaqe-shehu-7manushaqe-shehu-8manushaqe-shehu-9

Next Post
Ligji i pronave, ish-pronarët letër Komisionit të Venecias: Na ndihmoni!

Vetting-u/ Venecia publikon opinionin: Ligjit t’i nënshtrohet edhe Kushtetuesja, ka konflikt interesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In