• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Djali i Dritan Priftit i hyn modelingut: Kam mbështetjen e prindërve

by Java News
12/11/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vetëm 14 vjeç, por ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Flasim për modelin më të ri në vendin tonë, David Priftin, djalin e ish-ministrit Dritan Prifti, i cili ka fituar zemrën e të gjithëve me setin e ri fotografik që ka realizuar. Padyshim që djaloshi ka lindur për të qenë një model i suksesshëm, kjo shihet qartë në fotosesionin më të ri. Megjithatë, në intervistën e dhënë për “Bluetooth”, Davidi shprehet se po përjeton një nga pasionet e tij, pasi ëndrra e tij është kinematografia botërore. Natyrisht që në këtë angazhim kam mbështetjen e babait, por edhe të mamasë, që ka qenë edhe shtysa e tij. Pasioni për pianon, apo edhe për gjuhët e huaja e plotësojnë edhe më shumë peizazhin e 14-vjeçarit që premton shumë për të ardhmen…

David Prifti, emri më i ri në modelingun tonë, apo është thjesht pasioni juaj?
Modelingu është një pasion i imi, por ëndrra ime është që të bëhem pjesë e kinematografisë botërore.

Kur e kuptuat që keni pasion për modelingun?
Gjithçka filloi kur shfaqa interes të dukshëm për fotografinë dhe modën.

Jeni ende i ri në moshë, ju duket si herët për të nisur një karrierë?
Aspak. Madje mendoj se kjo është mosha perfekte për të nisur një karrierë të suksesshme.

Me kë keni bashkëpunuar deri më tani në fotot tuaja?
Deri tani kam bashkëpunuar me fotografë të njohur si Endrit Mërtiri, Edvina Meta dhe Geljant Kaleci.

A keni në pritshmëritë tuaja kontrata me kompanitë e mëdha?
Nuk e di, mbase…

E keni menduar si një karrierë të mirëfilltë modelingun?
Jo, pasi dëshiroj që e ardhmja ime t’i përkasë fushës së aktrimit, pse jo edhe botës së spektaklit.

Davidi si një djalosh 14-vjeçar, si është jeta juaj jashtë pasionit për foton?
Jeta ime jashtë pasionit për foton është një jetë e thjeshtë, ku primare kam mësimet dhe rrethohem nga miq shumë të mirë. I kushtoj jo pak kohë pianos (të cilën e kam filluar që në moshën 4 vjeç) dhe muzikës, si dhe mësimit të gjuhëve të huaja (komunikoj në 4 gjuhë të huaja).

Si po e përjeton hyrjen në adoleshencë?
Si çdo adoleshent, hyrja në këtë moshë ka uljet dhe ngritjet e saj, por në përgjithësi po kaloj një adoleshence më se normale.

Ndërkohë, të gjithë ju njohim si djali i ish-ministrit Dritan Prifti, a e keni marrë bekimin e tij për këtë pasion?
Po.

Po pëlqimin e mamasë suaj?
Mamaja ka qenë ajo që më dha shtytjen e parë.

Kush nga të dy prindërit ishte skeptik për këtë pasion tuajin?
Të dy prindërit më kanë mbështetur.

Dëshiron Davidi që edhe vëllezërit apo motra e tij të merren me modeling?
Motra e ndjek këtë rrugë si unë, ndërsa dy vëllezërit kanë synim tjetër.

Kujt i jeni mirënjohës për gjithçka që jeni sot?
I jam mirënjohës Zotit dhe prindërve, për dashurinë e dhuruar dhe rritjen me shumë përkujdesje dhe mund.

d1d2d3d4d5d6d7

Next Post
Tragjedia në Ballsh, Mamo: Të miratojmë ligjin për naftëtarët 

Tragjedia në Ballsh, Mamo: Të miratojmë ligjin për naftëtarët 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

May 27, 2026
Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

May 27, 2026
“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

May 27, 2026
Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

May 27, 2026
“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

“Drafti i publikuar është trillim i plotë”, Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Iranin

May 27, 2026
Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

Rekord kontributesh në Shqipëri! 670 mln euro të derdhura për sigurimet, rriten me 153% të ardhurat krahasuar me 2016

May 27, 2026
Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

Telefonatë me tensione mes Trump dhe Netanyahut, përplasje për Iranin!

May 27, 2026
Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

Inteligjenca Britanike zbulon numrin e vërtetë të ushtarëve ruse që janë vrarë në luftën e Ukrainës

May 27, 2026
Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë

May 27, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In