• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Bushati: NATO të institucionalizoj marrëdhëniet me Kosovën

by Java News
06/12/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave  të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillon punimet në Bruksel. Ky Ministerial pason Samitin i Varshavës të mbajtur në korrik të këtij viti. Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s trajtuan një sërë tematikash të rëndësishme për Aleancën dhe sigurinë euro-atlantike si: kuadrin politik të bashkëpunimit NATO-BE, forcimin e mëtejshëm të lidhjes transatlantike, projektimin e stabilitetit, sfidat të sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë, marrëdhëniet me Ukrainën si dhe progresin e bërë në  kuadër të misionit të  NATO-s “Resolute Support” në Afganistan.

Sesioni i parë të Ministrave të Jashtëm të Aleancës iu dedikua bashkëpunimit NATO-BE, ku ishin të ftuar Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, si dhe vende partnere të rëndësishme të NATO-s, Suedia dhe Finlanda. Ministrat aleatë trajtuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe miratuan një Deklaratë të Përbashkët që përcakton drejtimet e punës për forcimin e bashkëpunimit mes dy organizatave në të ardhmen.

Në  ndërhyrjen e tij, Ministri Bushati theksoi mes të tjerash rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit NATO–BE për përballimin efikas të sfidave aktuale të sigurisë duke sjellë si shembull të këtij bashkëpunimi rajonin tonë dhe veçanërisht Kosovën, ku ndër vite si NATO ashtu dhe BE kanë shënuar një sërë arritjesh pozitive.

Në seancën pasuese, Ministrat e Jashtëm aleatë ndanë këndvështrimet e tyre lidhur temën e rëndësishme të projektimit të stabilitetit duke analizuar kërcënimet nga terrorizmi dhe angazhimet e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë që vijnë nga Jugu.

Një vend të veçantë zunë edhe diskutimet lidhur me rajonin tonë, përfshirë dhe ecurinë e reformave në vendet e rajonit në kuadër të integrimit euro-atlantik. Në ndërhyrjen e tij, Ministri Bushati theksoi, mes të tjerash, se: “Integrimi Euroatlantik i rajonit të Ballkanit Perëndimor mbetet një çështje e pambaruar për NATO-n. Në këtë kontekst ripërsëris qëndrimin për një marrëdhënie të institucionalizuar mes Kosovës dhe NATO-s”.

Ministrat aleatë miratuan edhe një raport të NATO-s mbi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mirëpritën vendimin e NATO-s për të përparuar në lëmin e marrëdhënieve të saj me Kosovën.

Në këtë Ministerial vendi ynë paraqiti një seri kontributesh të rëndësishme, si në fushën e Mbrojtjes dhe Shkurajimit, ashtu edhe atë të Projektimit të Stabilitetit, dhe për më tepër brenda periudhës kohore të shkurtër që prej mbajtjes së Samitit të Varshavës në korrik të këtij viti.

Në lidhje me Projektimin të Stabilitetit, krahas dërgimit pak ditë më parë të anijes “Oriku” në operacionin e NATO-s në detin Egje, çka, mes të tjerash, shënon edhe një arritje historike në kuadër të pjesëmarrjes së vendit tonë në operacionet ndërkombëtare, në janar të vitit 2017 pritet të materializohet edhe dërgimi i një kontingjenti ushtarakësh shqiptarë në Irak, në kuadër të misionit stërvitor të Aleancës. Paralelisht, do të materializohet edhe dyfishimi i pjesëmarrjes së vendit tonë në Misionin e Aleancës në Afganistan – RSM. Po ashtu, vendi ynë do të shtojë ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm edhe pjesëmarrjen e tij në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR. Së bashku me disa vende të tjera anëtare, Shqipëria do të jetë pjesë e një batalioni shumëkombësh të drejtuar nga Kanadaja, i cili do të dislokohet në Letoni në kuadër të angazhimeve për sigurimin e kufijve të aleancës por edhe jashtë saj.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua në Bruksel dhe takimi i parë informal tripalësh i Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati, Kroacisë Davor Ivo Stier dhe Malit te Zi Srdjan Darmanovic.

Në fokus të takimit ishte trajtimi i një sërë çështjesh që përbëjnë interes të përbashkët dhe institucionalizimi gradualisht i një forme bashkëpunimi trepalësh për vendet e Adriatikut në Ballkanin Perëndimor, si dhe fokusimi i bashkëpunimit në çështjet e karakterit politik, sigurinë, infrastrukturën, mjedisin, energjinë dhe turizmin duke i konsideruar këto si fusha në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë së bashku sfida dhe angazhime në lidhje me proceset integruese.

Ministrat e të  tre vendeve nënvizuan nevojën për gjetjen e emëruesve të përbashkët për të përshpejtuar integrimin e rajonit në BE, në frymën e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

ma.me

Official Family Portrait
Official Family Portrait

ec5d3307ec5d3348ec5d3443

Next Post
Jeta e Marsela Toshit… U braktis nga nëna prostitutë dhe më pas nga i ati

Jeta e Marsela Toshit... U braktis nga nëna prostitutë dhe më pas nga i ati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

May 4, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

May 4, 2026
VIDEOLAJM-‘Për procedurë zoti Balluku’/ Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallë

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

May 4, 2026
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë resorteve sekrete të Evropës

Icon Magazine: Shqipëria, një nga 7 destinacionet më të bukura

May 4, 2026
Mbreti i Panairit

Vetë Sali, vetë Kadi

May 4, 2026
Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

May 4, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Besimi në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndërtimi dhe industria në rritje

May 4, 2026
Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

May 4, 2026
Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

May 4, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In