• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FORMULARET E VETEDEKLARIMIT/Dekriminalizimi, deputeti i LSI-së, Selami, rrezikon mandatin

by Java News
20/12/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i qarkut të Vlorës Shkëlqim Selami është i pari ligjvënës që rrezikon mandatin nga efektet e ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim ndaj Selamit për deklarim të rremë, ndërsa këtë të martë ai ka deponuar për afro 25 minuta para hetuesve të strukturës së dekriminalizimit.

Vetë Selami e cilëson këtë hetim si një sulm politik, ndërsa sipas të dhënave të Prokurorisë ka dokumente që faktojnë se ai ka qenë i proceduar për trafik të qënieve njerëzore nga dhe ku është dënuar në Brindizi, Itali. Këtë të martë Shkëlqim Selami, deputet në qarkun e Vlorës për afro 25 minuta ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Përgjithshme mbi statusin e personit ndaj të cilit ka nisur një procedim penal për verifikimin e të dhënave për efekt dekriminalizimi.

Burime nga seksioni i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme thanë për Report Tv se procedimi ka nisur kryesisht nga materialet e publikuara në media ndërsa kjo zyrë disponon po ashtu të dhëna shtetë në lidhje me statusin që Selami ka në raport me drejtësinë në Itali.
Sipas burimeve për Report Tv procedimi për Selamin është regjistruar 4 ditë më parë ndërsa ai dëshmoi rreth 25 minuta në Prokurori mbi mosdeklarimin e një dënimi të formës së prerë në Itali.

Ky procedim sipas burimeve është regjistruar javën e shkuar ndërsa Selami para hetuesve mësohet ti ketë qëndruar versionit të plotësuar prej tij duke mohuar të ketë dijeni për një dënim nga drejtësia italiane. Sipas të dhënave të seksionit të dekriminalizimit rezulton se ndaj Selamit ka një procedim penal nga prokuroria e Brindizit në vitin 2007 dhe ky procedim lidhet me veprën penale të trafikut të qënieve njerzore.

Selami: Mashtrime! Jam i pastër, në Itali isha me pushime
Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, Shkëlqim Selami ka reaguar lidhur me dëshminë që ka bërë në organin e akuzës. Sipas deputetit, gjithë kjo është një mashtrim ndaj personit të tij, ndërsa thekson se në Itali në vitin 2007, vit ndaj të cilit rëndon dhe akuza, ai ka qenë me pushime familjare.

Selami thotë se në prokuroria sipas tij i kërkoi të sqaronte akuzat politike.

“Isha në prokurori per te sqaruar pozicionin tim. Eshtë mashtrim. Nuk jam dënuar asnjëherë. Në 2007, isha me pushime në Itali, më ndaluan për konfirmim. Si mund të shkoja me pushime në një vend ku pretentohet se paskam qenë dënuar? S’kam pasur asnjëherë proçes gjyqësor, gjithçka e kam deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. Prokuroria më thirri pas indicjes nga KQZ, që në fakt e kishte deklaratën të qartë, por duheshin sqaruar akuzat politike. Jam krejtësisht i pastër ndryshe si mund të merresha me politikë?”

Por si janë pasqyruar këto të dhëna në formularin e vetëdeklarimit për Selamin?

d1d2

(Ne rreth pergjigjet e deputetit mbi pyetjen e hetimit, ndalimit e gjykimit)

Siç dhe shihni në faqen katër të këtij formulari vetë Selami pranon se në vitin 2007 është ndaluar nga policia e Brindizit, duke plotësuar më pas dhe arsyen për Verifikim dhe rezultatin se është liruar, por pa dhënë se çfarë i është verifikuar.

Në të njëjtën periudhë, vitin 2007, Selami deklaron se është proceduar penalisht për një vepër penale pa e saktësuar se çfarë nga autoritetet e drejtësisë në Brindizi, por si përfundim të këtij procedimi deputeti deklaron pafajësinë.

Është pikërisht ky moment për të cilin seksioni i dekriminalizimin po kryen verifikime dhe hetime pasi sipas tyre dhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht z.Shkëlqim Selami ka qenë i dënuar.
Në formular bie në sy pergjigja negative e deputetit nëse ka pasur dënim të formës së prerë.

Detaj/Selami ka ndërruar mbiemër
Një tjetër detaj nga formulari i z.Selami që bëhet publik për herë të parë është dhe ndryshimi i mbiemrit të tij, i cili më parë ka qenë Selamemini dhe jo Selami.


(Formulari i vetëdeklarimit të deputetit Selami)

ma.me
Next Post
FOTO/ Rita Ora viktimë mashtrimi, humbet qindra mijëra dollarë

FOTO/ Rita Ora viktimë mashtrimi, humbet qindra mijëra dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In