• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flasin dëshmitarët: Spanjollët i shanë gruan Kokëdhimës, ja çfarë ndodhi

by A R
18/08/2019 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin “Panorma” në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë kanë parë.

Një klient, i cili njëherësh është i afërt i Mihal Kokëdhimës dhe që e frekuenton çdo vit restorantin e tij, ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit. Ai pretendon se turistët spanjollë të shoqëruar nga dy shqiptarë, i kanë ofernduar Mihal Kokëdhimës bashkëshorten e tij si dhe stafin, edhe kamerieret vajza.

Sipas tij, në një dëshmi dhënë për Report Tv, turistët nuk kanë dashur të paguajnë pasi kishin konsumuar ushqimin duke pretenduar se nuk u kishte ardhur në tryezë lloji i peshkut që ata kishin porositur.

“Kam qenë klient për çdo vit, duke ngrënë ushqim. Jam njeri i tij, dhe nuk e them se jam njeri i tij. Në restorantin e tij është të hash ushqim me gjithë familjen, edhe ndjen një kënaqësi të plotë dhe të pastër. E ka ngritur që nga guri i parë me gjakun e tij. Ata njerëz që erdhën atë ditë me ata dy shoqërues shqiptarë, ata ofenduan gruan e tij dhe ata që shërbyen në mënyrë perfekte se atje ka edhe kameriere. Atë e fyen aq rëndë sa ai momentalisht humbi logjikën. Unë kam qenë në restorant. Tek ky incident që ka ndodhur nuk është mirë për asnjë familje shqiptare. Por e vërteta të dalë siç është. Ata u ngritën dhe i goditën brenda në lokal, i goditën gruan dhe i shanë gruan, nga grupi spanjoll dhe shqiptarët. Vet spanjolli i ka goditur gruan, për këtë që them mbaj përgjegjësi”, shprehet i afërti i Mihal Kokëdhimës.

Ndër të tjera, ai zbulon se një vit më parë, Mihal Kokëdhima ka marrë gjobë 60 milionë lekë të vjetra nga shteti, por këmbëngul se ai ka qenë i rregullt me gjithçka në restorantin e tij. Në fakt, restoranti dhe hoteli “Panorma” siç Shqiptarja.com verifikoi, rezulton të jetë pa leje, dhe në proces legalizimi, ndërsa në vitin 2012 bashkia e Himarës e ka shembur një herë për shkak të mos pasjes së lejes për ndërtimin buzë detit.

“Ai u kërkoi të bënin pagesën dhe ata i thonin nuk më dhe këtë peshkun, nuk më dhe atë. Zotëri i tha ai i ke të gjitha në tavolinë edhe në menu me kupon të rregullt me të gjitha. Vjet e kanë gjobitur edhe 60 milionë lekë shteti shqiptar kur ai nuk ka pasur asnjë lloj gabime. Ai i ka paguar të gjitha.Ai në çdo lloj mënyre të jetës më të sinqertë se ai njeri nuk mund të gjesh. Mua mund të më gjesh gabime, por atij njeriu nuk i gjen gabim” “, thotë ai për gazetarin e Report Tv, Limos Didani.

Ndërkohë, një tjetër person që kishte qenë në restorant së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, thotë se e ka parë incidentin dhe se debati më tej ka vijuar jashtë restorantit derisa pronari ju hodh mbi makinë turistëve spanjollë teksa ata largoheshin nga biznesi i tij në Porto Palermo.

“Unë isha me familjen dhe ndodhi një keqkuptim dhe spanjollët u çuan dhe po debatonin. Pronari i lokalit debaton dhe po fliste me dikë tjetër. Çohet një çun qeros dhe e ofendon pronarin. Biseduan jashtë, ai mori makinën dhe ikën”, shprehet një tjetër turist.

Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koco Kokëdhima, sot u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Vlorës për kanosjen ndaj turistëve spanjollë. Kokëdhima u hodh mbi makinën e tyre dhe qëndroi mbi kofano të furgonit në ecje përrreth 3 kilometra rrugë duke qëlluar dhe thyer xhamin e përparmë. Sot në gjyq ai tha se turistët donin ta shtypnin dhe se ai ju hodh makinës për të shpëtuar. Xhamin e theva për tu mbajtur tha 51-vjeçari, ndërsa shtoi se nuk i ka prekur me dorë turistët që në këtë udhëtim shoqëroheshin nga dy shqiptarë.

Sot, restoranti është i mbyllur.

/a.r

Next Post
Kapet e moshuara shqiptare, vodhi qendrën tregtare në Itali

Kapet e moshuara shqiptare, vodhi qendrën tregtare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com