• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festat e fundvitit, Ministrja Gjonaj viziton Institucionin e të Miturve në Kavajë

by Java News
22/12/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Institucionin e të Miturve në Kavajë. Në një bashkëbisedim të veçantë me të miturit që shlyejnë dënim në këtë institucion, si dhe me praninë e nxënësve të gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, Ministrja Gjonaj theksoi rëndësinë e madhe të riintegrimit të tyre në shoqëri pas mbarimit të dënimit.
Në këtë kuadër, Ministrja e Drejtësisë ftoi gjimnazistët të presin me krahë hapur dhe të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që kthehen në bankat e shkollës pas shlyerjes së dënimit, si një parakusht që gabimin e kryer në një moshë delikate të mos e ripërsërisin.
Znj. Gjonaj ritheksoi po ashtu angazhimin e palëkundur jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të sajin personal, për të ndihmuar të miturit të cilët janë në fund të dënimit të tyre, ose ata që marrin nga gjykata dënime alternative.

Ministrja Gjonaj i mëshoi faktit se Ministria e Drejtësisë ka ngritur një sektor për drejtësinë penale për të miturit, pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë për të miturit, ku jo vetëm do të ketë mundësinë të trajtojë të miturit të cilët do të jenë në fund të dënimit të tyre, por edhe të mitur të cilët do të marrin nga gjykata dënime alternative. Përmes këtij sektori do të jetë shumë më e lehtë gjithë pjesa e integrimit më pas në jetën e përditshme.
Në këtë ditë festive të miturit në institucionin e Kavajës kishin pregatitur kartolina urimi si dhe punime përmes artit të pirografisë.

Vëmendjen e tërhoqën edhe mesazhet inkurajuese dhe sensibilizuese që nxënësit e shkollës së mesme kishin shkruar për bashkëmoshatarët e tyre.
Atmosfera u bë edhe më e ngrohtë falë bashkëpunimit me organizatën humanitare të Caritasit Shqiptar që dha ndihmesën e tij në zbukurimin e ambienteve si dhe me dhuratat dedikuar të miturve. Dhurata e Ministrisë së Drejtësisë erdhi në sajë të kontributit të projektit suedez për drejtësinë e integruar të të miturve. Sallës së lojërave në Institucionin e të miturve në Kavajë, iu shtua edhe një tavolinë ping pongu… /ma.me

Next Post
Shqiptari në gjendje koma në Francë, MEPJ: Rasti në hetim, dyshohet tentativë vetëvrasjeje

Shqiptari në gjendje koma në Francë, MEPJ: Rasti në hetim, dyshohet tentativë vetëvrasjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

June 29, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Protestat, analisti: Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare, e ka personale me Ramën

June 29, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

Anatomia e një muaji rezistencë: Bilanc dhe pyetje

June 29, 2026
Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

June 29, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Holanda ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda një viti pas luftës në Ukrainë

June 29, 2026
Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

June 29, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

June 29, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In