Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u ftua ne kremtimet e ditës së Ulqinit në Malin e Zi.
Në këto festime ishte i pranishëm edhe presidenti malazez Filip Vujanoviç, ministra të qeverisë malazeze si dhe drejtues lolakë. Nishani ka falenderuar homologun malazez për kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj pakicës shqiptare, e cila ka rolin e saj te padiskutueshëm në proceset integruese të Malit të Zi.
“Jam i bindur se shqiptarët e Malit të Zi, si deri tani, do të vazhdojnë të jenë kontributor të rëndësishëm të shtetit të tyre, të vendit të tyre edhe duke e anëtarësuar Malin e Zi në të gjitha proceset e integrimit Euroatlantik”, tha presidenti Nishani.
Presidenti Nishani, ka sjellë në vëmendje gjatë takimit me homologun Vujanovic faktin që parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, anëtarësim, i cili sipas Nishani, jo vetëm rrit sigurinë e qytetarëve malazeze, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë.