“Skandaloz, turp për drejtësinë” Kështu e ka cilësuar Federata Serbe e Futbollit vendimin e CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke i dhënë fitoren 3-0 Shqipërisë.
“Ky ishte një vendim skandaloz për futbollin europian. Gjykata veproi me padrejtësi për Serbinë dhe ky është një turp për drejtësinë. Vendim politik dhe selektiv që vë në pikëpyetje drejtësinë”
Sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv mori vendimin që Shqipërisë ti jepen 3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë, një ndeshje e zhvilluar më 14 tetor në stadiumin e Beogradit.