• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ Shitblerje fiktive pronash, Ismail Mulleti 350 mijë € Shkëlzen Berishës

by Java News
01/03/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për herë të parë zbulohet mekanizmi se si Shkëlzen Berisha, gjatë pushtetit të babait të tij, Sali Berisha, ka fituar qindra mijëra euro në vit si ndërmjetësues fiktiv, për shitjen dhe blerjen e pronave, mes kompanive që dyshohet se kanë të njëjtën pronar, mes të njëjtëve njerëz dhe në të njëjtën zonë.

Shqiptarja.com zbardh kontratat, sipas të cilave dyshohet se Shkëlzen Berisha ka marrë 350 mijë euro nga Ismail Mulleti, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, por që në dokumente rezulton sikur i ka marrë nga dy persona të ndryshëm.

Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është Entela Shehaj. Kjo e fundit rezulton administratore e kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, e cila ka lidhur një kontratë me Shkëlzen Berishën për shitjen e rreth 50 mijë m2 tokë, në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh.

Toka ndodhej në njëjtën zonë kadastrale në Durrës, në fshatin Rinia, ku rezulton se kanë blerë prona sekseri i famshëm i qeverisë Berisha, Damir Fazlliç dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha.

Pra, bëhet fjalë për të njëjtën zonë gjeografike, ku kanë bërë pazaret me pronat Argita, Shkëlzeni, Fazlliçi, Mulleti, Shehaj etj. Zona ku sipas një vendimi te qeverise Berisha te nëntorit 2008 duhej të zgjerohej parku energjetik i Porto Palermos duke e rritur kështu në mënyrë drastike vlerën e tokës.

Mekanizmi, si u dhanë 200 mijë euro
Më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë. Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2. Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj. Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm në pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti. Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë. Po ashtu, zona kadastrale është e njëjtë me zonën ku Fazlliçi ka blerë tokë.

Shërbim fiktiv për 150 mijë euro të tjera
Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë. Në rastin konkret për shërbimi i tij Shkëlzen Berishës fiton 150 mijë euro të tjera. Aspekti i çuditshëm që të bën të mendosh për një shërbim fiktiv të shpikur në letër vetëm për të justifikuar derdhjen në llogarinë bankare të Shkëlzen Berishës të parave, është fakti i zbuluar nga Shqiptarja.com që shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulleti, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia. Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?

Lidhja Shehaj-Mulleti
Entela Shehaj në fakt rezulton administratore dhe ortake me 10 % në kompaninë IMAH 2014 sh.p.k. Në këtë kompani del që Ismail Mulleti ka 45% të aksioneve. Pra, Shehaj dhe Mulleti janë bashkëpronar. Ndërkaq, dyshimet shtohen kur Entela Shehaj, sipas të dhënave të QKR, është administratore e Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k edhe gjatë kohës së lidhjes kontratës me Shkëlzeni Berishën në 16.11.2009, ndërsa vazhdon të jetë edhe sot.

Dy mistere
Ka edhe dy mistere të tjera në këtë histori. Misteri i parë, nuk dihet se kujt i ka blerë tokën në Porto Romano kompania Stellar Real Estate Investmens Albania. Misteri i dytë, nuk i dihen pronarët e vërtetë të kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k , pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100 % të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale. Fjala e fundit u mbetet organeve hetimore, por nga të dhënat e deritanishme del qartë se, kemi të bëjmë me të njëjtën njerëz, të cilët kanë futur në lojë Shkëlzenin vetëm për të marrë paratë. Kjo kompani mund t’ia këtë blerë tokën Argitës, mund t’ia këtë blerë Fazlliçit, por ndoshta edhe vetë Ismail Mulletit. Argita ka nisur të blejë tokë në këtë zonë që në vitin 2006, duke ia shitur Fazlliçit më pas. Pikëpyetjet janë të mëdha, por një gjë është e sigurt se, po aq me madhe është frika e personazheve në fjalë nga Reforma në Drejtësi. shqiptarja.com /ma.me

Next Post
VIDEO/ Nuk do t’u besoni syve, brenda bodrumit ku falsifikoheshin ushqimet

VIDEO/ Nuk do t'u besoni syve, brenda bodrumit ku falsifikoheshin ushqimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

April 26, 2026
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In