• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

(FAKSIMILE) Gjyqi i Todi Lubonjës/ Portreti i politikanit liberal, dëshmitë e vëllait dhe Fatos Lubonjës

by Java News
17/03/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antikonformist, i qartë se nga i vinte “rrufeja” dhe i bindur se një ditë stalinizmi do rrëzohej: Todi Lubonja duket se është i dënuari më i qartë i viteve shtatëdhjetë. Todi Lubonja duket se ka qenë politikani liberal më i qartë në vitet shtatëdhjet, kur u përball me akuzën se donte të mbillte liberalizmin në art, të degjeneronte rininë dhe të kishte nënvleftësim për letërsinë shqiptare, përjashto Ismail Kadarenë.

Tre njerëz të afërt të tij, po ashtu të pandehur, Llazi Lubonja(vëllai), Vasil Miho dhe Fatos Lubonja(djali), në dëshmitë e tyre të marra nën cilësinë e të pandehurve, kanë vizatuar karakterin e fortë të Todi Lubonjës, prirjet e tij të qarta antikonformiste, vlerësimin realist për situatën politike dhe kulturore në vend dhe shpresën që një ditë kjo gjë do të ndryshonte.

Dëshmitë e vëllait të tij për bisedat private me Todin, tregojnë se Todi Lubonja ishte i qartë se përse po dënohej dhe përse kishin ndodhur ngjarje të tilla, si festivali i 11-të, apo Pleniumi i Katërt . Po ashtu, Vasil Miho, një tjetër dëshmitar në gjyqin e  tij, ka dëshmuar se Todi Lubonja ishte i prirur t’i jepte liri rinisë së atyre viteve.

Ndërsa dëshmitë më interesante vijnë nga Fatos Lubonja, djali i tij. Fatos Lubonja dëshmon se formimin e tij antikomunist, ai e ka prej të jatit, i cili e ka lejuar të lexojë libra në tre gjuhë të huaja që ai zotëronte, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Fatosi dëshmon po ashtu bisedat e tij me babain për mungesën e lirisë për shkrimtarët dhe vlerësimet e Todi Lubonjës për Kadarenë:

“Pasi u dënua babi, ai më thoshte se kur ishte në gazetë nuk shikohej mirë nga Udhëheqja. Ai tha se këtë dënim ja ka dhënë vetëm Udhëheqësi kryesor, pa u marrë vesh me shokët e tjerë, dhe se vendimi i dënimit qe shumë i rëndë.”

Kjo tregon se Todi Lubonja ka qenë i qartë nga po i vinin rrufetë, drejt e nga Enver Hoxha. Po ashtu, Fatosi dëshmon se si Todi i ka thënë se “në rast se nuk më transferojnë, do më mbrojë Ramiz Alia, dhe po të vendosë shoku Enver, mua do më heqin se ai nuk më do.”

Interesant është vlerësimi i Todi Lubonjës për Ismail Kadarenë, cituar nga Fatos Lubonja, në dëshminë e tij në gjyq:

“Babi më ka thënë se përveç Ismail Kadaresë, shkrimtarët e tjerë shkruajnë sa për të qenë brenda.

Më ka thënë se Enver Hoxha është dikator dhe se nuk ka qenë dakord me këtë.

Babai më ka thënë se duhet të pranojmë realisht se çfarë gjendje ekonomike ne kemi këtu…”

Në një moment tjetër Fatos Lubonja ka theksuar dhe qartësinë e Todi Lubonjës për sëmundjen e Enver Hoxhës:

“Babi në letër më shkruante gjëra armiqësore, pikërishtë për shokun Enver…dhe thoshte se ka humbur ekulibrin e trurit e të mendjes”.

Po ashtu Fatosi dëshmon pse tallej me shokun Enver ai dhe shokë e tij duke e quajtur “Dajre”. Fatosi shpjegon se në paradën e 1 Majit, “shoku Enver i bënte duart sikur i binte dajres dhe “ne e disktuam si ‘dajreli’”.

Ai thekson më poshtë se “kur babi vate në Lezhë, unë shkova e takova, dhe ai më tha se shoku Enver duke qenë i sëmurë ka bërë dhe gabime.

Ndryshe foli në Mat, ndryshe në Pleniumin e katërt.

Ai mendonte se shoku Enver nuk duhet të shante në Pleniumin e Katërt, por duhet të kritikonte.”

Më poshtë Fatosi tregon se me sa dinjitet e ka pritur Todi Lubonja ndëshkimin dhe shpresën se diçka do ndryshonte:

“Babai më tha se më dërguan këtu në punë fizike për të ngordhur, por përkundrazi tha, unë do rroj që ti shikoj.

Babai ka lënë disa shkrime të tij, të cilat i ruante si kujtime të jetës së tij, dhe mua më ka thënë që do vijë koha që edhe neve të shikojmë më ndryshe, se me kalimin e kohës do zbutet.

Babi më tha se materiali i duhej ta paraqiste kur të ndryshonte vija e Partisë, pasi ai nuk ka qenë armik i partisë, por ka punuar për popullin.”

Dëshmitë e njerëzve të afërt të Todi Lubonjës dëshmojnë, personalitetin e fortë të tij dhe qartësinë për nevojën e liberalizmit në vitetë shtatëdhjetë. Ndryshe nga të dënuar të tjerë, që vdisnin me emrin e Enver Hoxhës në gojë, Lubonja duket se ka qenë i qartë, dhe me një vizion social-demokrat për Shqipërinë.  TemA

Next Post
Shezai Rrokaj, “kandidati” që do të sfidojë Ilir Metën për kreun e LSI më 6 nëntor

LSI: Policia bën SHOW me kanabisin. Nuk kemi kërkuar lëvizje ministrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

May 25, 2026
Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

May 25, 2026
Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

May 25, 2026
Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

May 25, 2026
Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

May 25, 2026
Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

May 25, 2026
“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

May 25, 2026
Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

May 25, 2026
“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

May 25, 2026
Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

Kongresistët amerikanë në Ballkan, vizitë në Kosovë dhe Preshevë

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In