• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

F1, garë e çmendur në Brazil, 5 makina aksidentohen, çmimin e rrëmben Hamilton (FOTOT)

by Java News
13/11/2016 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luis Hamilton ka dalë triumfues në Çmimin e Madh të Brazilit në një pistë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, për shkak të të cilave 5 makina e mbyllën garën që në xhirot e para.

Me këtë fitore Hamilton e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, i cili doli në vendin e dytë. Titulli kampion i Formula 1, mes dy pilotëve të Mercedes, midis Luis Hamilton dhe Nico Rosberg do të vendoset pas dy javësh në Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Që Hamilton të ngrejë trofeun do t’i duhet që të dalë i pari në garë dhe shoku i tij të dalë i treti.1479057684_1

Pa dyshim spektaklin në garën e sotme e ka dhuruar Max Verstappen, i cili nga vendi i 16 brenda 15 xhirosh ka arritur të mbajë vendin e tretë, duke u ngjitur në podium bashkë me dy pilotët e Mercedes.

Pista e lagësht dhe reshjet e dendura krijuan kushte jo normale për zhvillimin e garës. Çka solli disa herë ndërhyrjen e makinës së sigurisë në garë dhe ndërprerjen 2 herë të saj.1479057691_2

5 pilotë kanë humbur kontrollin e janë përplasur me muret mbrojtëse të pistës. I pari që ka dalë jashtë piste ka qenë Grosjean, ende pa nisur mirë gara, e më pas Ericsson dhe Raikkonen.

Pas aksidentit të Raikkonen, pak metra larg vijës së finishit të xhiros së 20, u vendos ndërprerja e përkohshme e garës që rinisi pasi u qetësuan reshjet e shiut dhe pista u pastrua. Piloti tjetër i Ferrarit, Vettel ka reaguar fort ndaj vendimit të komisarëve të garës për të vijuar normalisht pas incidentit të Ericsson.1479057704_4

“Është çmenduri, nuk mund të vijohet në këto kushte. Duhet të ndërpritet gara”, ka deklaruar Vettel, pak para se shoku i tij i skuadrës të humbte kontrollin e makinës në një pjesë të drejtë duke u përplasur me të dy muret mbrojtëse të pistës.

Pasi ka rinisur gara, ndërsa në pistë ishte ende makina e sigurisë, një tjetër pilot është aksidentuar, Palmer i Renault ka përplasur një makinë tjetër duke dëmtuar gomën e përparme të tij, çka ia ka bërë të pamundur vijimin më tej në pistë.1479057698_3

Pas 8 xhiro me makinën e sigurisë në pistë është vendosur sërish ndërprerja e garës dhe pas disa minutave jashtë piste u vendos që makinat të rikthehen në garë.

Në xhiron e 48-të makina e sigurisë ka hyrë sërish në pistë, pasi kësaj here është aksidentuar braziliani Filipe Massa./tch/a.k

Next Post
Ther brutalisht të shoqin teksa po bënin seks…arsyeja do ju çudisë (FOTO)

"Do bëjmë seks sipas mënyrës sime" 20 vjeçarja nga Mirdita godet me thikë të riun 24 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In