• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Mamaqi i bashkohet Veliajt për mbjelljen e pemëve: Nismë shpresëdhënëse për Tiranën

by Java News
30/01/2018 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e shkollave të Tiranës janë aleatët më të mirë të nismës “Dhuro një pemë”, e cila do të kulmojë në 21 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Rreth 100 nxënës të shkollave “Montessori” dhe “Protagonistët” iu bashkuan dje punonjësve të Bashkisë së Tiranës, për të mbjellë fidanë të rinj ulliri e mimoza në kodrat e Parkut të Liqenit Artificial. I ftuari special për fëmijët ishte edhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi fantastik pjesëmarrjen e vajzave dhe të djemve të vegjël të qytetit dhe një inkurajim që kjo nismë të ecë edhe më tej. “Jemi shumë afër rekordit tonë prej 100 mijë pemësh, por rekordet nuk thyhen vetë, por nga rekordmenët. Ndaj më vjen mirë që rekordmeni ynë i mbjelljeve, Ermal Mamaqi, ka mbjellë me një lopatë 5 pemë njëkohësisht. Përtej humorit, është inkurajim fantastik kur shoh djem e vajza të vegjël që janë përfshirë në këtë fushatë mbjelljesh. Do të thotë se po krijohet një lidhje me qytetin”, tha Veliaj.

“T’i bashkohesh kësaj nisme me sportivitetin e Ermalit dhe figurave publike që po na japin një dorë, si ish-Presidenti Moisiu dhe fëmijët e vegjël, besoj se japim një mesazh që në këtë qytet rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Sepse ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa cic-micet që na ndajnë. Po të fokusohemi te puna, gjëra më të bukura do të vijnë për Tiranën”, shtoi ai.

Për aktorin e njohur Ermal Mamaqi, mbjellja e pemëve është shpresëdhënëse për Tiranën, ndërsa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë nismë. “Ishte një ditë shumë e veçantë dhe e falenderoj Erionin që më ftoi të ndihem si të gjithë këta mbjellësit. Është një nismë shumë shpresëdhënëse për Tiranën, madje mezi po pres që edhe djali im të mbjellë pemën e tij. Por, dua t’i kërkoj kryetarit, që të gjitha pemët e ullirit, ato 5 që mbolla unë, pra me lopatën time, të vij t’i marr vetë kokrrat për 5 vjet”, tha me humor Mamaqi.

Duke falenderuar prindërit e fëmijëve që u bënë pjesë e fushatës, Veliaj shtoi se çdo pemë që mbillet në shkollë është edhe një burim oksigjeni për të vegjlit. “U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre prindërve e fëmijëve që janë bërë pjesë e kësaj fushate. Për të gjitha shkollat e përfshira, dua t’u them edhe atyre prindërve që janë kritikë, në fakt janë pemë që mbillen tek shkolla e tyre, është oksigjen për fëmijën e tyre, jo për Bashkinë, jo për Lalin, jo për Ermalin. Pra, çdo pemë që mbillet në shkollë është në fakt një burim oksigjeni për fëmijët që shkojnë në atë shkollë. Me këtë zell, dashuri e pasion për Tiranën, do vazhdojmë të bëjmë punë akoma më të mira”, tha ai.

Në këtë vit jubilar, kryebashkiaku theksoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet me pemë të reja, është edhe një mënyrë për të afruar të vegjlit e qytetit me natyrën, por edhe për të përkujtuar dhe vlerësuar figura të rëndësishme të kombit.

“Më vjen mirë që në Vitin e Skënderbeut shtojmë sasinë e ullinjve në Tiranë, e cila ka qenë pema tradicionale që mbillej në kohën e tij. Është një mënyrë modeste se si fëmijëve, përmes mbjelljes, u mësojmë edhe pak histori, se çka ndodhur në vendin tonë dhe kush janë figurat tona kombëtare dhe çfarë pasioni kanë pasur për atdheun, jo vetëm për luftë, por edhe për paqe, për natyrën dhe gjelbërimin. Më vjen mirë që shtojmë një kodër të re, ku kemi bërë një shteg i cili i krijon akses te një pjesë e liqenit, që njerëzit as nuk e kishin parë që ekzistonte. Kjo lidhje e fëmijëve me natyrën dhe ky pasion për të mbjellë pemë dhe ndryshuar faqen Tiranës, besoj do të mbahet mend gjatë”, tha ai. /ma.me

Next Post
Koalicioni me LSI, Çuçi: S’ka asnjë arsye për të mos vazhduar edhe më 2017

Bledi Çuçi: Opozita kërkon 'qeveri antimafia'?! Ajo e ka qeverinë antimafia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

September 29, 2026
“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

September 29, 2026
“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com