• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigranti: “Më fal që s‘të fola shqip…”

by Enver Robelli
24/08/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

 

1.

 

Jeta është plot e përplot me rrëfime. Merr trenin në Zürich për të shkuar në Basel, futesh në vagonin me restorant dhe shikon në horizont. Është verë dhe vjeshta duket në prag, së paku në Zvicër. Befas, me këmbë të lehtë, erdhi kamerieri dhe e mori porosinë shpejt, ishte pak i stresuar. Kur e solli kafenë i fola shqip dhe s’ia mora kusurin. «Më fal që s’të fola shqip… », tha kamerieri.

 

Pastaj tregoi se është nga një fshat i Kamenicës, se këtë punë e bën qe rrafsh 18 vjet, tani me këtë tren do të shkojë deri në Hamburg. Në metropolin verior gjerman do të mbërrijë rreth orës 22:00, do të ngutet të fle dhe nesër në orën 07:20 do të niset nga Hamburgu në Zürich.

 

Do të shërbejë qindra kafe, birra, gota me verë, ushqim, do të dëgjojë rrëfime të pritura e të papritura nga njerëz të panjohur, ndonjë bakshish do marrë me siguri dhe do të falënderohet me përzemërsi. Rruga e mbarë, kamerier Naim Canaj! Pa gjuhën shqipe mund të humbni rrugën edhe në trenat e Zvicrës.

 

2.

Jeta është plot e përplot me rrëfime. Në trenin Chur-Tirano (qytet në Italinë veriore) takova së fundi një burrë nga Kosova. Viteve të fundit kishte punuar taksist në St. Moritz, vend i të pasurve, vend i shampanjës dhe milionave. Vend i qetësisë alpine dhe mrekullive të natyrës. «Erdha në këtë vend më 1973», tha mërgimtari, që s’është më mërgimtar, por qytetar i botës së lirë.

 

«Erdha me tren. Nga Bujanovci në Zürich», shpjegoi ai. Tregoi pastaj se si u «integrua» në Zvicër: fillimisht punëtor në ndërtimtari, në mbrëmje pas heqjes së pluhurit nën currilat e dushit, përgatiti shpejt e shpejt ushqimin dhe e afroi te veshi tranzistorin, atë radion e vogël, e cila e sillte në çdo dhomë shqiptare «BBC» dhe «Zërin e Amerikës». Me trup në Zvicër, me mendje në Kosovë.

 

Nganjëherë në fundjavë merrte pjesë në demonstrata, nuk pyeste kush i organizonte, me rëndësi të protestohej kundër terrorit serb në Kosovë. Në demonstrata vishte një «maicë» (fanellë) me shqiponjë. Në fund të vitit shkonte në zyrën e Behgjet Sallahut në Zürich dhe blinte një biletë treni – herë për Bujanovc, herë për Fushë-Kosovë. Shkonte te familja në një fshat të Vitisë. Sillte dhurata. Biçikleta për fëmijë, çokollata e para për të gjithë dhe rrëfime për gjithë katundin. Gati gjysmë shekulli ka kaluar nga ajo kohë.

 

«Tash jam i lumtur për veten dhe i pikëlluar për Kosovën», tha ai që erdhi me tren në Zvicër më 1973. I lumtur, sepse është pensionist i Zvicrës. I lumtur, sepse për çdo hall me shëndet mund të shtrohet në spitalet më të mira. I lumtur që pa frikë mund të vijë në Kosovë. Njëkohësisht ky njeri, ky mërgimtar e qytetar i botës është i pikëlluar – i pikëlluar për gjendjen e Kosovës.

 

E kishte menduar ndryshe… shumë më ndryshe… Kosovën… «Kur hanim darkë, lugët tona shpesh mbusheshin me lot… ‘Kur ta ktheva Kosovë shpinën…’. Është një këngë, ti e di… se ty po të njoh, të kam lexuar shpesh…». Pastaj zbriti nga treni duke luftuar kundër lotëve dhe në kujtesën time mbetën dy duar në ajrin alpin zviceran. Dy duar që më shumë se lamtumirë thoshin mirupafshim…(Koha)

Next Post
“Furtuna”/Këta janë ministrat e rinj në Maqedoninë e Veriut, ja emrat e ministrave të rinj

“Furtuna”/Këta janë ministrat e rinj në Maqedoninë e Veriut, ja emrat e ministrave të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com