ELBASAN/ Arrestimi i dy mjekëve pas vdekjes të 25-vjeçares, protestojnë kolegët e tyre

Një ditë pas rastit tragjik të ndodhur në Spitalin e Elbasanit ku një 25-vjeçare humbi jetën pas lindjes së foshnjës, kanë reaguar mjekët, të cilët kanë dalë në mbrojtje të 2 kolegëve të tyre. Pas ngjarjes së rëndë, policia e Elbasanit njoftoi dje se u arrestuan Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, të cilët do të gjykohen për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj shtetases që humbi jetën. Ndërkohë ditën e sotme në shenjë proteste mjekët e Spitalit të Elbasanit kanë pezulluar të gjitha operacionet, duke u shprehur se ndihen të pasigurtë.

Ata kanë deklaruar se vdekja e së resë ishte e pashmangshme, ndërsa pritet që të dalë edhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjoreRexhina Debrova paraditen e djeshme solli në jetë fëmijën e saj të parë, pas një barre prej 42 javësh, e për fat të mirë foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por një orë pas operacionit, nëna e re shfaqi probleme kardiake e më pas humbi jetën duke mos ia dalë dot mbanë. Pas tragjedisë, familjarët e vajzës së re kanë akuzuar mjekun kardiolog, pasi sipas tyre ai ishte vonuar për më shumë se një orë pasi ishte lajmëruar nga kolegët për rastin urgjent dhe komplikacionet pas lindjes të 25-vjeçares. /a.meta

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU