Ministri i drejtësisë në Egjipt ka ngjallur zemër të madh në vend, çka i ka kushtuar edhe shkarkimin nga detyra. Duke dashur të tregojë se nuk bën kompromis në zbatimin e ligjit, ai tha direkt në televizion se do të arrestonte edhe vetë Profetin Muhamed nëse do të thyente ligjin.
Shkarkimi i Ahmed al-Zendit është konfirmuar nga një deklaratë zyrtare e Qeverisë egjiptiane, shkruan The Telegraph.
“Kryeministri Sharif Ismail ka vendosur që ta shkarkojë ministrin e drejtësisë Ahmed al-Zend nga posti i tij”, ka thënë Zyra e kryeministrisë pa dhënë ndonjë shpjegim.
Al-Zend kishte thënë se do ta arrestonte profetin Muhamed në një intervistë për kanalin Sada al-Balad, dhe kjo kishte zemëruar myslimanët në Egjipt, të cilët kishin reaguar përmes rrjeteve sociale.
Ai ishte pyetur nëse do të arrestonte disa gazetarë të akuzuar për shpifje, dhe përgjigja e tij ishte se do të arrestonte çdokënd.
“Madje edhe nëse do të ishte Profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të”, ka thënë Al-Zend.