Durrës/Deti nxjerr breshkën gjigande

Deti Adriatik në Durrës nxjerr në breg breshkën gjigande shumëvjeçare. Mësohet se kafsha ujore është gjetur nga peshkatarët dhe kalimtarët në shëtitoren ‘Taulantia’ në lagjen nr 1. e pajetë. Ajo peshon rreth 70 kg.

Është rasti i dytë që brenda javës doli një tjetër breshkë po në këtë zonë.Ajo paraqet kuriozitet te qytetarët të cilët shëtisin në këtë zonë mjaft të frekuentuar.

Këto breshka janë pasuri natyrore për ujërat tona.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU