• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/“Grand Valley State University” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” kryebashkiakut Erion Veliaj

by Java News
30/04/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” në shërbimet publike, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ndodhet këtë fundjavë në Miçigan të SHBA, pikësisht në universitetin ku ka kryer studimet.

Javanews.al ka siguruar edhe titullin të akorduar nga universiteti i Miçiganit për kryebashkiakun Veliaj.

Në ditën e dytë të vizitës në Miçigan, Veliaj ka qenë i ftuari i nderit në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të “Grand Valley State University”, ku edhe mori titullin për kontributin e tij në shërbimet publike.

Titulli iu dorëzua nga Presidenti i “Grand Valley State University”, Thomas J. Haas, i cili e vlerësoi Veliajn si një histori suksesi të studentëve që kanë mbaruar studimet në “Grand Valley State University” dhe vuri në dukje kontributin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ju tashmë keni përmirësuar infrastrukturën e qytetit, keni ulur ndotjen e ajrit, keni përdorur teknologjinë për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët tuaj. Stili juaj energjik i lidershipit ka marrë një mbështeje të madhe nga qytetarët. ‘Grand Valley State University’ mbushet me krenari nga suksesi juaj. Me autoritetin që më është dhënë nga bordi i drejtuesve, ju jap titullin ‘Doctor Honoris Causa në Shërbimet Publike’, me të gjitha të drejtat dhe privilegjet që gëzon. Urime!”, u shpreh Presidenti Thomas J. Haas.

Kryebashkiaku Veliaj ishte një nga tre të përzgjedhurit për të përshëndetur të diplomuarit e rinj të këtij universiteti në ditën e tyre më të rëndësishme.

Veliaj falenderoi “Grand Valley State University” për mundësinë që i dha për të studiuar, por edhe për të vlerësimin me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe rrëfeu rrugën e gjatë dhe të vështirë që i është dashur të kalojë për të mbërritur në auditorët e këtij universiteti.

Ai tregoi se vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm i jetës së tij ka qenë momenti kur vendosi të linte Amerikën për t’u kthyer sërish në Shqipëri, për të kontribuar për vendin e tij.

“Shumë studentë vendosën të qëndrojnë në SHBA dhe pyetja ime ishte: Duhet të bëhem një motor në një makinë të vogël të fuqishme apo duhet të bëhem kaçavida në një makineri gjigante si Shtetet e Bashkuara. Ndaj mora vendimin që të kthehesha dhe nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha Veliaj.

Më tej, ai iu drejtua studentëve të pranishëm se pavarësisht mundësive apo rezultateve që mund të arrijnë në shkollë, për çdo të ri është e rëndësishme të qenit pozitiv.

“Ekziston një sëmundje për të cilën nuk ka kurë: cinizmi, ata që thonë “jo”, që thonë se “nuk mund të bëhet”. Ka shumë ekspertë që specializohen për të të shpjeguar pse gjërat nuk mund të bëhen, pse ti nuk je i mirë mjaftueshëm, pse nuk mund ta ndryshosh botën, pse është kaq e vështirë për të arritur progres. Unë mendoj se kjo është absolutisht e gabuar. Nëse ti jeton në këtë vend, ky është vendi që dërgoi njeriun në hënë, ky është vendi që zgjodhi një afro-amerikan për President, atëherë kur askush nuk e mendonte që kjo ishte e mundur. Ndaj, këshilla ime është: nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, mos u bëni me cinikët, mos u bëni idhnakë, bëhuni entuziastë”, theksoi Veliaj, në fjalën e tij para 3 mijë të diplomuarve të “Grand Valley State University”.

Duke treguar edhe eksperiencën e tij të aktivizimit në shoqërinë civile, por edhe politikë, Veliaj theksoi se e rëndësishme për njeriun është investimi për të patur afër njerëz të zotë dhe të suksesshëm.

“Nëse unë do të isha sot këshilltari juaj do të kisha një rekomandim: Mos investoni në para, por në njerëz. Sepse investimi në njerëz është një investim jetëgjatë. Duke ngritur lart njerëzit që janë rreth e rrotull teje, duke u siguruar që ata bëjnë më të mirën që munden, atëherë ti je bërë më i miri i vetes”, shtoi Veliaj.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësohet si model suksesi nga universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, ky universitet në faqen e tij zyrtare i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës. Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti./javanews.al

c.a

Next Post
Fatos Hoxha, thirrje për Bashën: Largo të korruptuarit në krye të PD

Ish-deputeti i PD: Basha i bëri gjëmën demokratëve. Ja pse pranova ftesën e PDIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In