• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOKUMENTI/ Marrëveshja për luftën kundër krimit, zbulohet plani prokurori-polici

by Java News
02/02/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar.

Dy zyrtarët janë takuar paraditen e të premtes, ku dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.

Veprat penale që u referohet marrëveshja janë ato të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, korrupsioni, pasuria në sferën ekonomike, shoqërive tregtare, në fushën e tatim-taksave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale dhe vepra të kryera nga subjekte të posaçme të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës.

Ky nen përfshin, veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Sipas këtij dokumenti Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të krijojë seksione të posaçme të përkohshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Tianë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Prokurorët që do të caktohen në këto Seksione të Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme, proces që do të realizohet në bashkëpunim me SHIK, ILDKPI dhe DSIK.

Brenda 5 ditëve tashmë Prokuroria e përgjithshme do të caktojë prokurorët në këto seksione ku një prej tyre do të jetë drejtuesi, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe Task-Force Speciale Qendrore.

Madje në marrëveshje thuhet më tej se për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e policisë gjyqësore do të dërgojnë materialet në seksione në mënyrë të drejt për drejtë, jashtë shërbimit postar.

Ndërsa detyrat e Ministrisë së Brendshme, që rrjedhin nga kjo marrëveshje janë përfaqësuesit e saj në Task Froce Speciale Qendrore dhe Rajonale që do të bashkëpunojnë me prokurorët e Seksionit të Posaçëm.

Ministria do të sigurojë mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjarët e tyre kur u vihet jeta në rrezik.

Secila palë merr përsipër të bashkëpunojë me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Për çdo rast të mos përmbushjes së detyrimeve çdo palë informon palën tjetër dhe marrëveshja hyn në fuqi dhe zbatohet deri në krijimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme.

 

Next Post
Do t’i shembet banesa, i riu hipën mbi çati: Do vetëvritem

Do t’i shembet banesa, i riu hipën mbi çati: Do vetëvritem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

June 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In