32-vjeçari, Gentian Toma, i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër ishte mik i deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjenani.
Në faqet e tyre zyrtare në fb, deputetët kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për ndarjen tragjikisht nga jeta të të riut.
Pjerin Ndreu: Gentian Toma, ishte shume heret per ty me ike..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Te kishim shok te mire, krah te forte. Nje djal me vlera qe do e kujtojme gjithmone. Pushofsh ne paqe miku im!
Gjetan Gjetani: Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti.
Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy të rinjtë u përplasën me një kamion.
a.ç