• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Certifikohen 80 të rinj/ Kumbaro: U kthejmë mjeshtrat monumenteve të trashëgimisë! 

by Java News
23/11/2017 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trashëgimia nuk mund të ruhet dhe as të rijetëzohet nëse asaj i mungojnë mjeshtrat, zantaçinjtë, njerëzit që i japin jetë gurit e drurit me duart e tyre. Kështu  theksoi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë ceremonsië së diplomimit të 80  mjeshtrave dhe ndihmësmjeshtrave të rinj, pjesë e projektit “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”.

Kumbaro vuri theksin tek puna e madhe restauruese që po bëhet në disa site të rëndësishme si ato në Gjirokastër dhe faktin që për herë të parë Shqipëria ka një shkollë restaurimi, e cila do i shërbejë më mirë jo vetëm ruajtjes e zhvillimit të trashëgimisë, por edhe të rinjve që aftësohen në mjeshtëritë e restaurimit.

“Të hapësh kantiere është një punë e madhe, duhen partnerë, projekte të mirëstudiuara, mbështetje financiare, por mbi të gjitha duhen mjeshtra”, theksoi ajo duke shtuar më tej se “ Një ndër mangësitë e mëdha të tranzicionit në vendin tonë, është fakti që në fushën e trashëgimisë kulturore kanë humbur zanatet, që do të thotë ka humbur trashëgimia e tyre. Ndaj certifikimi i këtyre 80  mjeshtrave dhe ndihmësmjeshtrave të rinj është kaq i rëndësishëm”.

Duke vlerësuar këtë nismë tepër inkurajuese, sidomos për të rinjtë, ministrja Kumbaro theksoi impaktin që kanë politika të tilla dhe bashkëpunimi me partnerët vendas e të huaj jo vetëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por duke e parë atë si një mënyrë të fuqishme të zhvillimin ekonomik.

Ceremonia e certifikimit të mjeshtrave të rinj, mbajtur në ambientet e Akademisë së Arteve, dëshmoi një tjetër prioritet në fushën e trashëgimisë kulturore. Për herë të parë në 3 dekada, specialistët e vjetër të restaurimeve patën mundësinë të trajnojnë në teori dhe praktikë gjeneratën e re të mjeshtrave.

Gjirokastra, Berati dhe Korça kanë tashmë 80 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra të certifikuar, për punimet e gurit, drurit, metalit dhe suvasë në ndërtesa historike, falë projektit “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes, projekt i cili nisi në muajin dhjetor 2016, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, ku u nënshkrua  Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA.

Projekti “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” ka për qëllim ruajtjen e teknikave tradicionale, kualifikimin e personave që operojnë në këtë fushë, rritjen e cilësisë së punimeve (sipas standardeve të restaurimit dhe konservimit) si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Ky projekt tregon se trashëgimia kulturore kombinon të drejtën për kulturë dhe të drejtën për zhvillim, mpërçimin e dijeve nga mjeshtrat e vjetër tek ata të rinj që punojnë në këto site të trashëgimisë.

“Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” u mundësua nga CHwB Albania, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë të Shtetit Federal të Hessen-it nëpërmjet GIZ, bashkëpunimi gjermano-shqiptar dhe qeveria suedeze, drejtoria rajonale e formimit profesional publik , drejtoria rajonale kombëtare kulturës, Gjirokastër, Korçë, Berat, Instituti i Monumenteve të Kulturës.

ma.me

Next Post
Tatimet paralajmërojnë bizneset: Keni kohë deri në fund të vitit për të përfituar nga “Ligji i Fshirjes”

TATIMET/ Amnistia fiskale, si duhet të përfitojnë bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In