• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati merr premtimin: Suedia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit

by Java News
12/01/2018 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Suedi zhvilloi një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström.

Ministrat diskutuan mbi dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe. Të dy homologët i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces. Ai e njohu kolegen suedeze me hapat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në procesin e reformave dhe plotësimin e pesë kritereve kryesore në kuadër të BE-së, duke konfirmuar vendosmërinë e qeverisë shqiptare për “zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut”.

Ministri Bushati shprehu besimin se “viti 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, përmes vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja Wallström konfirmoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për Shqipërinë dhe vlerësoi përpjekjet e qeverisë në procesin e reformave. “Jeni në rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tonë”, nënvizoi ministrja suedeze.

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Suedisë për Shqipërinë përmes Strategjisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020, me projekte komplementare me ato të BE-së në fusha si statistikat, reforma në sistemin e drejtësisë, në sistemin e taksave, të drejtave të njeriut, ambientit, etj., duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vijimit të mbështetjes për përudhën 2021-2027.

Next Post
Mbrojtësi i Liverpool Van Dijk: 75 milionë sterlinat që paguat janë kompliment për mua

Mbrojtësi i Liverpool Van Dijk: 75 milionë sterlinat që paguat janë kompliment për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In