• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati- Danielson: Koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë!

by Java News
05/12/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij në Bruksel më 4 dhjetor 2017, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në konferencën ‘Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian’. Konferenca u organizua nga Fondacioni gjerman “Hanns Seidel”. Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, eurodeputeti Eduard Kukan, përfaqësues të institucioneve të BE dhe të vendeve anëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Ministri Bushati bëri një paraqitje të detajuar të hapave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të angazhimeve për plotësimin e përparësive kyçe, duke e vënë theksin tek ecuria e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë si dhe në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar. Bushati theksoi se, pritshmëritë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare që bazohen në punën e bërë dhe progresin e arritur, e bëjnë vitin 2018 të veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizimin e procesit evropian të Shqipërisë. Duke argumentuar mbi rëndësinë që ka marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, Bushati nënvizoi gatishmërinë e qeverisë për t’u angazhuar në këtë ushtrim transformues për vendin dhe shoqërinë. “Arritjet tona përbëjnë tashmë një bazë solide për përparim thelbësor e cilësor në procesin e integrimit në një sërë fushash parësore, në mënyrë të veçantë për kapitujt 23 dhe 24”, theksoi Bushati. Ai nënvizoi se Shqipëria ndjehet e inkurajuar nga përforcimi i mbështetjes për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor të shprehur së fundmi si nga Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, por edhe nga Presidenti francez Macron. “Ne shpresojmë që kjo mbështetje të konkretizohet në hedhjen e hapave të mëtejshme në udhëtimin tonë evropian, në përputhje me arritjet dhe meritat tona, për ta çuar marrëdhënien tonë të pakthyeshme me institucionet e Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare në nivelin që imponon dinamika e shumëfishuar e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes nesh”.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. “Dinamika e zhvillimeve në Shqipëri”, theksoi ai, “po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian”. Ai theksoi se në shkurt 2018 Komisioni do të paraqesë strategjinë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë ku do të paraqiten propozimet e Komisionit mbështetur në analizën e rezultateve të arritura në plotësimin e pesë përparësive kyç.

Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimeve të ndodhur në Shqipëri, të cilat, sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamentin Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi.

ma.me

Next Post
LSI-ja ‘zbarkon’ në Uashington: Shqipërisë i duhet një politikë e re fiskale

LSI-ja 'zbarkon' në Uashington: Shqipërisë i duhet një politikë e re fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëpunim me Italinë për prodhimin e mjeteve detare, Rama: 500 vende pune të reja!

Bashkëpunim me Italinë për prodhimin e mjeteve detare, Rama: 500 vende pune të reja!

June 30, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Shtyhet afati i aplikimeve për skemat mbështetëse në bujqësi

June 30, 2026
Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

June 30, 2026
“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

June 30, 2026
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In