• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Besnik Aliaj thotë se e kanë kërcënuar, Veliaj: Shitesh si opozitar, por ke marrë 500 mijë € projekte nga qeveria

by Java News
29/12/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i komisionit të Urbanistikës në Këshillin Bashkiak të Tiranës Besnik Aliaj ka munguar këtë të enjte në seancën që do të vendosë për planin urbanistik të kryeqytetit dhe buxhetit për vitin 2017. Sipas tij plani vendor është një aferë e pastër korruptive e kryebashkiakut Veliaj dhe nëse ky plan do të miratohet, ai do të japë dorëheqjen.  Por ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili i ka “çjerrur” maskën Aliajt duke thënë se pavarësisht se ai bën si opozitar i flaktë në deklarimet e tij, ka marrë deri më tani një projekt 500 mijë eurosh nga qeveria e majtë dhe se historia e kërcënimit është një farsë e shpikur.veliaj110

 “Besnik Aliaj ishte dje në dëgjesë për 3 orë dhe ishte dakord me Planin, ndërsa sot nuk vjen këtu për ta votuar. Nuk vjen dhe ua them unë arsyen, sepse askush nuk e ka kërcënuar… Nëqoftëse ka qenë katër orë në Komision dhe ndihet i sqaruar dhe ka sëkëlldi të vijë të votojë ky është problem tjetër. Nëse është sot konsulent i qeverisë dhe këtë që bën Boeri për Tiranën, 400 mijë euro e bën Besnik Aliaj për Shkodrën.

Këtej shitet si opozitar dhe këtej ha bukën e qeverisë. Ky është problem i tij. Është një njeri që sapo bëri dhe projektin e Liceut të Tiranës. Vetëm për diskutim publik në bashkinë e Vlorës është paguar 26 mijë euro, diskutime që nuk kanë ndodhur për pedonalen e Vlorës. Unë atij i them rruga e mbarë.

Ka fituar 500 mijë euro punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama. Bëhet aludim se ky nuk është prezent, të vijë dhe do ja them në sy. Më duket hipokrizi që pasi merr gjysëm milion euro nga taksapaguesit, pasi nuk e ke kaluar planin e Shkodrës, pasi kryetarja e bashkisë Shkodër e ka nxjerrë me shqelma nga Bashkia.

Dhe pse jeni të njëjtës parti, para interesit publik, kryetarja e bashkisë së Shkodrës nuk mund të vërë gjysëm milion euro tek Besnik Aliaj. Në mometin që hipokrizia del sheshit nuk mund të quhet kërcënim.

I vetmi urbanist që keni pasi merr gjysëm milion euro refuzon të vijë në këtë debat, atëherë do të thotë se qenka pro. Është arrivist që do dhe milionat, dhe karrierën në parti. Kam më shumë respekt për ju pavarësisht çfarë thoni, keni integritetin që nuk hani dhe bukën e qeverisë dhe vini dhe përshtyni në darkë. Nuk shkon me dy standarte.

Ligji kërkon dy, kam bërë tre nga këto dëgjesat publike me protokoll në 24 njësi. Jap dorëheqjen nëse ka bërë ky kaq në Shkodër për paratë që ka marrë.Po të sfidoj (i thotë Ollit). Aq para si keni marrë të gjithë bashkë.

Merr gjysëm milioni dhe nuk vjen, thotë më kërcënojnë.” tha Veliaj.

Plani Vendor

 Duke u ndalur në Planin e Përgjithshëm Vendor, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën si një hapësirë europiane.

“Deri më sot Planet Urbanistike janë parë, me të drejtë, si plane zhvillimi, që përcaktojnë njolla e intensitete ndërtimi. Por kjo nuk ka lidhje me dokumentin që kemi sjellë sot përpara Këshillit. Sigurisht, që edhe ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja. Sepse mbi të gjitha ky dokument është një inventar i të gjithë problemeve, potencialeve, aseteve të Tiranës dhe i rrugëve sesi këto mund të adresohen apo shfrytëzohen në të mirë të qytetit”, tha ai.

 Kryebashkiaku deklaroi se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur pa asnjë dyshim një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.

 “Plani që sjellim sot synon t’i japë Tiranës një identitet të ri urbanistik. Nuk është një plan i ngrirë, mekanik, i bukur në letër por i pazbatueshëm në praktikë, por një dokument që e trajton hapësirën e Tiranës së madhe si një organizëm, fleksibël dhe pragmatik sepse fokusohet tek zgjidhjet praktike në të mirë të qytetarëve dhe jo tek vizatimet e bukura në hartë tha Veliaj duke theksuar se plani i ri ka 5 shtylla kryesore:

 Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;

Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet

Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;

Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;

Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë;

Next Post
Batutat në komision/ Spaho- Ramës: Suksese në jetë, ja si ja kthen “reston” kryeministri

Batutat në komision/ Spaho- Ramës: Suksese në jetë, ja si ja kthen “reston” kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

July 12, 2026
Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

July 12, 2026
FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

July 12, 2026
“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

July 12, 2026
“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In