• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Godinë e re moderne për shërbimin e Urgjencës në spitalin rajonal të Beratit

by Java News
07/03/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali rajonal i Beratit do të këtë së shpejti një godinë tërësisht të re moderne të shërbimit të Urgjencës Mjekësore. 300 milionë lekë është fondi i parashikuar për këtë investim, i cilipërfshin zgjerimin e mjediseve, përshtatjen e mjediseve të brendshme sipas teknologjisë mjekësore të shërbimit të urgjencës, si dhe furnizimi me pajisjet mjekësore të nevojshme për të shërbyer nëurgjencë. Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, dhe deputetë të qarkut të Beratit, ishin në spitalin rajonal të qytetit të lashtë ku panë nga afërmjediset ku do të realizohet ky investim si dhe u njohën me projektin e parashikuar.

 “Bashkë me riorganizimin e flotës në territor, me përqendrimin e komandës dhe dekoncentrimin e vendndodhjes së autoambulancave, sigurisht ishte e domosdoshme edhe përmirësimi i ndjeshëm i mjedisevenë urgjencës pritëse. Janë 300 milionë lekë, nga buxheti i shtetit për vitin 2017, që do të zgjerojnë mjediset, do të përshtasin mjediset e brendshme sipas teknologjisë mjekësore të një shërbimi të urgjencës, do të furnizohen dhe pajisjet mjekësore të nevojshme për të shërbyer urgjencës”, u shpreh Ministri Beqaj, duke theksuar se “infrastruktura, pajisjet, furnizimi, teknologjia dhe burimet njerëzore do të mund tërrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit në spitalin Rajonal të Beratit”.

 Afro 35 mijë qytetarë marrin shërbimin në urgjencën e spitalit rajonal të Beratit gjatë gjithë vitit dhe në saj të këtij investimi, u shpreh z. Beqaj, ata do të shërbehen më me cilësi dhe në një mjedis shumë mëtë mirë. “Kjo urgjencë trajton rreth 35 mijë vetë në vit, trajton rreth 100 veta në ditë, domethënë këta 100 veta në ditë do të shërbehen më me cilësi, më mirë, po do të ketë dhe një mjedis shumë më të mirëedhe për të komunikuar me ata që shoqërojnë pacientë të ndryshëm, me familjarët, por edhe besojmë se, pastaj, lidhja e brendshme e urgjencës me pjesët e tjera të spitalit do të jetë edhe ajo një elementshumë i rëndësishëm”, tha z. Beqaj.

 Kreu i Shëndetësisë bëri të ditur, gjithashtu, se “këto janë 300 milionë që po investohen në urgjencë dhe njëherësh spitali rajonal i Beratit, ashtu si spitalet e tjera, brenda verës do të furnizohet edhe mepajisje të tjera mjekësore sepse është një fond prej 4.8 milionë eurosh që po furnizon me pajisje mjekësore 11 spitalet rajonale të vendit”.

Nga ana e tyre, Dr. Idlir Frashëri, Drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit dhe Dr. Arben Konomi, shef i Shërbimit të Urgjencës në këtë spital, duke shprehur falënderimin e tyre ndaj Ministrisë së Shëndetësisë përkëtë investim, theksuan se kjo njësi e re do të rrisë ndjeshëm performancën e shërbimit të urgjencës, duke i shërbyer të gjithë rajonit dhe jo vetëm qytetit të Beratit, por edhe Skraparit e Kuçovës.

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj:

Bashkë me riorganizimin e flotës në territor, me përqendrimin e komandës dhe dekoncentrimin e vendndodhjes së autoambulancave, sigurisht, ishte i domosdoshsëm edhe përmirësimi i ndjeshëm i mjedisevenë urgjencës pritëse.

 Janë 300 milionë lekë, nga buxheti i shtetit për vitin 2017, që do të zgjerojnë mjediset, do të përshtasin mjediset e brendshme sipas teknologjisë mjekësore të një shërbimi të urgjencës, do të furnizohen dhepajisjet mjekësore të nevojshme për ti shërbyer urgjencës, dhe besoj se, edhe me trajnimin që do ti bëhet personelit të urgjencës, por edhe me shtesën e veçantë që do të marrin me rritjen e pagave, përveçrritjes 10% edhe 25% shtesë për shërbimin e urgjencës, ne besojmë se infrastruktura, pajisjet, furnizimi, teknologjia dhe burimet njerëzore do të mund të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit në spitalinRajonal të Beratit.

 Kjo urgjencë trajton rreth 35 mijë vetë në vit, trajton rreth 100 veta në ditë. Domethënë, këta 100 veta në ditë, do të shërbehen më me cilësi, më mirë, po do të ketë dhe një mjedis shumë më të mirë edhepër të komunikuar me ata që shoqërojnë pacientë të ndryshëm, me familjarët, por edhe besojmë se, pastaj, lidhja e brendshme e urgjencës me pjesët e tjera të spitalit do të jetë edhe ajo një element shumë irëndësishëm.

 Këto janë 300 milionë që po investohen në urgjencë, dhe njëherësh, spitali rajonal i Beratit, ashtu si spitalet e tjera, brenda verës do të furnizohet edhe me pajisje të tjera mjekësore, sepse është një fond prej4.8 milionë eurosh që po furnizon me pajisje mjekësore 11 spitalet rajonale të vendit.

ma.me

Next Post
Kush ishte femra që futi në konflikt 4 djem?

Bisedat e të dashurës në facebook me autorin dhe dyshimet për tradhti, si nisi konflikti mes të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

May 4, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

“Project Freedom”, nis sot operacioni i SHBA për të nxjerrë anijet e bllokuara nga Hormuzi

May 4, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

May 4, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji akuza Berishës: Është i lidhur me grupe kriminale! Shet edhe shpirtin për lekë, leje ndërtimi e koncesione

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In