• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia mbjell 500 pemë te Liqeni i Thatë, Veliaj: Kush ka ndërtuar pa leje në park, të largohet vetë

by Java News
22/10/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku i Liqenit do të ketë një tjetër hyrje të gjelbër në pjesën jugore të tij. Pas gjelbërimit të zonës që dikur ishte kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur gjelbërimin e zonës së Liqenit të Thatë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 150 pemëve dhe shkurreve të para nga 500 që do mbillen në total në këtë zonë, ndërsa u shpreh se kjo është vetëm faza e parë e mbjelljeve masive që do të realizohen për projektin e Pyllit Orbital.

“Po fillojmë me 150 mbjelljet e para për të vijuar me planin e Pyllit Orbital, të cilin do ta bëjmë publik brenda vitit. Mandej, do të fillojmë mbjelljet masive për t’u siguruar që pavarësisht kush është në drejtimin e bashkisë, t’i kemi lënë një pajë gjeneratës tjetër, çka besoj se të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytetin e Tiranës. Kjo në thelb është një pjesë që ka të bëjë me menaxhimin e autostradave, megjithatë nuk mund të kemi një park liqeni të bukur, ndërkohë që çdo gjë rreth tij është e zaptuar dhe e zënë”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj theksoi se periudha e vjeshtës deri në dimër do të shfrytëzohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrjet e saj për të mbjellë jo vetëm më shumë pemë se një vit më parë, por edhe për të krijuar gjurmën e asaj që do jetë Pylli Orbital. “Kjo është një stinë, e cila besoj do të jetë një stinë model për Bashkinë e Tiranës. Duam të thyejmë rekordin e vjetshëm, me mbi 50 mijë pemë të mbjella në territor, por kësaj here po e bëjmë me një plan të përcaktuar që të ndjekë gjurmën e Pyllit Orbital”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm misionin për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe për të krijuar Pyllin Orbital, me kontributin e bizneseve dhe individëve të ndryshëm. “Dua që t’i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, të na japin pemë. Sot një makinë prodhon toksina, prodhon helme, dioksid karboni, të cilat mund të zerohen vetëm me mbjelljen e 2 pemëve. Pra një biznes që ka 50 makina, mjafton t’i dhurojë qytetit 100 pemë dhe ka zeruar të gjithë impaktin që ka me dioksidin e karbonit në qytet”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë njoftoi se të gjithë ata që kanë zënë hapësirat apo kanë ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit, në pjesën që më parë administrohej nga ish-Komuna e Farkës, kanë edhe dy javë afat për t’u larguar vetë, në të kundërt do të jetë Bashkia ajo që do të ndërhyjë. “Deri në fund të Tetorit është afati për prishjen vullnetare të ndërtimeve pa leje në pjesën jugore të Liqenit, që ka qenë pjesë e ish-komunës Farkë. Nën drejtimin e administratorit, aty do të vazhdojmë një proces gjelbërimi”, nënvizoi Veliaj.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe bëri të ditur se hapësira që do të gjelbërohet do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por edhe atyre që frekuentojnë parkun e Liqenit. “Është një pjesë shumë e rëndësishme e kurorës së gjelbër, është një pjesë e rëndësishme e asaj që ne e quajmë “Pylli Orbital, pra mund ta quajmë pjesë integrale të “Pyllit Orbital”. Kemi të bëjmë me rreth 10 mijë m2 ndërhyrje, ku do të kemi një mbjellje të parë me rreth 500 pemë cilësore, edhe me bimësi dekorative”, tha Gonxhe./a.ç

Next Post
Mënyra më e shpejtë dhe më e mirë për të karikuar iPhonin tuaj

Mënyra më e shpejtë dhe më e mirë për të karikuar iPhonin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

June 25, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

June 25, 2026
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

June 25, 2026
Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In