• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nis rindërtimin nga themelet të shkollës 9 – vjeçare “Servete Maçi”

by Java News
02/11/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla 9 vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Pas hapjes këtë vit të pesë shkollave, tre prej të cilave tërësisht të reja, Bashkia e Tiranës nisi rindërtimin nga themelet të shkollës “Servete Maçi”, duke e çuar në 4 numrin e shkollave që janë në proces rindërtimi për këtë vit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shkolla e re do të vijë me një kapacitet të shtuar, çka do mundësojë dhe dhënien fund të mësimit me dy turne.

“Sapo kemi filluar punën për ndoshta shkollën më të bukur në Tiranë. Një projekt fantastik në zonën e Selvisë, që e kthen shkollën “Servete Maçi” në një kantier ndërtimi. Ka nisur prishja e shkollës së vjetër, një shkollë, e cila është themeluar si Shkolla e Vashave në vitin 1916; pra, pas 101 vjetësh rrëzohet e vjetra për të krijuar të renë, për ta kaluar të gjithë shkollën vetëm me një turn dhe për të përfituar një hapësirë, i cili do të mirëpresë një pafundësi talentesh që vijnë në shkollën e muzikës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij investimit shkolla e re do të jetë më e madhe dhe do të krijojë kushtet e nevojshme për të qenë edhe një shkollë që do t’i shërbejë komunitetit të banorëve që jetojnë në atë lagje, për të zhvilluar aktivitete jo shkollore. “Do të jetë një shkollë komunitare, me palestër, me terrene sportive, me salla takimesh që do të përdoren 24 orë nga i gjithë komuniteti i zonës së Selvisë, 9-Katësheve dhe rrugës së Barrikadave. Mezi pres që të ecim shpejt këto 18 muaj, që në fund të këtij mandati të çelim shkollën e re”, shtoi Veliaj.

Ndërkohë, paralelisht me këto katër shkolla, Veliaj bëri të ditur se këtë vit do të nisë edhe zbatimi i projektit të ndërtimit të 16 shkollave në partneritet me sipërmarrësit privatë, që do t’i japë fund përfundimisht problemit të mësimit me dy turne në Tiranë. “Ne fillojmë garën brenda këtij viti për 16 shkolla të tjera dhe them se kemi kaluar nga një situatë ku nuk ishte ndërtuar asnjë shkollë në 4 vjet, në një situatë ku po ndërtohen nga 4 shkolla në vit. Besoj se po të vazhdojmë me këtë ritëm, çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, jo vetëm do kemi zgjidhur problemin e mësimit me dy turne, por do e kemi afruar Tiranën tek qyteti i ëndrrave që duam të gjithë”, theksoi ai.

Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar zhvillimit të infrastrukturës në Tiranë dhe në mënyrë të veçantë zhvillimit dhe arsimimit. “Bashkia Tiranë përveçse ndërton çdo ditë dhe përmirëson infrastrukturën e qytetit, tregon një përkujdesje të veçantë për qytetarët e saj më të mirë, që janë fëmijët, të cilët kërkojnë shkolla më të mira, më të bukura, kërkojnë kushte më të mira”, tha Bushati.

Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”, ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8 në Rr. Dibrës. Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat tre mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn. Gjithashtu, shkolla e re është konceptuar që të jetë edhe si një qendër komunitare pasi është e pajisur me auditore, palestrën e brendshme, një teren sportiv të jashtëm dhe një oborr. /ma.me

Next Post
Seanca maratonë/ Berisha ‘eklipson’ Bashën, kërkon të flasë 60 minuta më shumë se kreu i PD

Basha sulmon Ramën: Erdhe si rilindas dhe po ikën si taleban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

June 30, 2026
“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

June 30, 2026
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

June 30, 2026
NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

June 30, 2026
Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

June 30, 2026
Pse protesta po kërkon përplasjen?!

Pse protesta po kërkon përplasjen?!

June 30, 2026
“Procesi nuk është ende gati”, KLP shtyn hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

“Procesi nuk është ende gati”, KLP shtyn hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

June 30, 2026
Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

June 30, 2026
Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In