• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës mbjell 163 drurë dekorativë në institucionin e vuajtjes së dënimit të grave “Ali Demi”

by Java News
22/02/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionit për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimit të qytetit iu bashkua edhe institucioni i vuajtjes së dënimit të grave “Ali Demi” në Tiranë. Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e IEVP mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara, duke krijuar kështu një park të vogël me pemë, stola dhe kosha, si mundësi për të lehtësuar qëndrimin e të dënuarave.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mes institucioneve të shumta të cilët iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, një vlerësim të veçantë meriton kontributi i grave dhe i vajzave të cilat vuajnë dënimin në këtë institucion. Ai shtoi se pavarësisht momenteve të vështira në jetë, e rëndësishme është kapërcimi i tyre për të ecur përpara.

“Ka pasur shumë institucione që i janë bashkuar aksionit tonë, por ky është padyshim më i veçanti. Besoj që secili prej nesh ka momente që rrëzohet. Pyetja është si ngrihemi, sa shpejt ngrihemi, si transformohemi, si përdorim momentet e vështira në jetë për t’u bërë më të fuqishëm dhe për të vazhduar për të ecur përpara”, shtoi Veliaj. Krahas mbjelljes së 163 pemëve të reja, që do të konturojnë një park të vogël në mjediset e burgut. “Jemi afër rekordit tonë të 100 mijë pemëve dhe jo vetëm në parcela publike, parqe apo rrugë, por edhe brenda këtyre institucioneve. Më vjen mirë që edhe ky institucion do të kthehet në një mini-ishull gjelbërimi, brenda një lagjeje të mbipopulluar, por edhe për t’i dhënë zonjave këtu shumë shpresë dhe kurajë, teksa kalojnë këtë moment të vështirë të jetës”, tha ai.

Por, ky nuk do të jetë projekti i vetëm që Bashkia e Tiranës ka menduar për mbështetjen e personave që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. “Simbolika e mbjelljes së një peme, e cila mbin në një vend të shkretë, hedh rrënjë, gjelbëron, çel lule, është ndoshta simbolika më e fortë e jetëve tona. Ndaj, dua t’i falënderoj përzemërsisht gjithë zonjat për bujarinë, për mikpritjen dhe mezi prej që të vazhdojmë me disa projekte të tjera, jo vetëm për gjelbërimin, por edhe sociale”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt projekte për të lehtësuar integrimin në shoqëri të personave që përfundojnë periudhën e vuajtjes së dënimit dhe krijimit të mundësive për punësimin e tyre. “Tirana është qytet bujar dhe mikpritës, mezi pres që të fillojmë edhe procese të integrimit në shoqëri dhe të punësimit. Shumë prej zonjave këtu pasi të lënë këtë përvojë, mundet fare mirë t’i bashkohen bashkisë në brigadat tona të gjelbërimit apo të punëve publike në qytet, sepse besoj që kur jemi të zënë me punë, këto momente të vështira të jetës sonë, i kalojmë më kollaj dhe ecim më përpara”, nënvizoi Veliaj.

Drejtoresha e IEVP “Ali Demi”, Elona Demollari, falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj për vëmendjen dhe kujdesin e treguar. Ajo shprehu bindjen se bashkëpunime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen në dobi të komunitetit. “Falenderojmë kryetarin, i cili na bëri pjesë të ndryshimeve që po ndodhin në Tiranë. Unë, stafi, dhe zonjat këtu, ndihemi shumë të vlerësuara që ai është sot me ne, pasi institucioni ynë ka shumë nevoja, por mbi të gjitha ka nevojë për vëmendje, për gjithëpërfshirje dhe për dashuri. Shpresojmë shumë që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim tonin me nisma të tjera”, deklaroi Demollari. /ma.me

Next Post
Tiranë/ Rrëshqitja e dheut shemb 1 banesë, rrezikohen 6 të tjera

Tiranë/ Rrëshqitja e dheut shemb 1 banesë, rrezikohen 6 të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In