Lulzim Basha ka shkuar deri në SHBA, për të marrë pjesë në një darkë që kanë zhvilluar republikanët të hënën në Uashington.
Kjo gjë bëhet me dije nga mediat pranë Bashës.
Sipas tyre, ai ka marrë pjesë në një darkë të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit.
Kuptohet, vendin në këtë darkë e ka blerë me anë të lobistëve të tij në Uashington.
Por humori është se në Tiranë, pas shuplakave të njëpasnjëshme që mori nga Uashingtoni zyrtar dhe Berlini, Basha po e shet këtë darkë me anë të mediave të tij, sikur ka takuar vetë Donald Trump.
E vërteta është se ai ka qenë në sallën ku ndodhej Trump, mes qindra personave të tjerë! /tema/b.d