Balla: Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim. Gjoni: Atë qetësinë dhe dashurinë e paske mbajtur mend

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se PS-ja ka një kusht të panegociueshëm, i cili lidhet me votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai gjithashtu përshëndetin krijimin e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, ndërsa tha se PS është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për realizmin e të gjitha reformave të kërkuara.

“Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim, rregullorja e kuvendit parashikon që 24 orë para seancës të fusë në rend dite, një vendim, që përmban angazhimin tonë për të punuar së bashku në një objektiv të përbashkët atë të reformës zgjedhore, që do përfshijë reformimin e sistemit zgjedhor, kam propozuar edhe që 28 nëntori që jetë afati i fundit. Deri në fund të seancës keni kohë boll për të pritur, shqyrtuar e pranuar për gjithë propozimet që kanë ardhur, unë di që keni bërë punë konkrete, PS nuk ka kushte për reformën zgjedhore, miraton gjithë kërkesat e OSBE ODIHR se janë detyrimi i fazës së parë të reformës, për PS ka vetëm një kusht të vetëm, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, janë 1/3 e shqiptarëve që u mohohet vota”, tha Balla.

Por pas fjalës së tij erdhi erdhe reagimi i deputetit më të ri në Kuvend i ardhur nga listat e LSI Ralf Gjoni.

“Atë qetësinë dhe dashurinë e paske mbajtur mend, ne jemi të qetë se kërkesa jonë buron nga sinqeriteti. Me dashuri po ju trajtojmë pasi nëse nuk do u trajtonim ashtu do e shikonit si do u trajtonin. Shërbimet e Kuvendit më njoftuan se kërkesa nuk ishte futur në rendin e ditës dhe e hapur për diskutim. Hajde të ulemi dhe të diskutojmë, të gjithë bashkë. Rrimë këtu deri në 12 të natës dhe votojmë draftin. Vota e shqiptarëve jashtë, patjetër. Po ju sa vite keni në pushtet dhe në krevat me PD-në, kur ka qenë amendimi juaj i fundit për votën e shqiptarëve”, deklaroi Gjoni.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU