• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Autobusët e linjave ndërkombëtare me terminal të ri, Veliaj: Rrugët e Tiranës më të lira

by Java News
21/01/2017 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autobusët e linjave ndërkombëtare do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë në një hapësirë që do të shërbejë si parking dhe si terminal i përkohshëm për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me jashtë vendit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se me anë të këtij investimi krijohen dy hapësira për parkingje, një terminal për autobusët e linjave me jashtë dhe një parking ditor për qytetarët.

“Sot hapim dy hapësira të mëdha parkingu: Për autobusët dhe për qytetarët që përdorin makinat e tyre private, sipas konceptit ‘park and ride’, pra e parkon makinën përpara se të futesh te Zogu i Zi, një zonë me trafik të rënduar, e mandej të gjitha aktivitetet rreth saj mund t’i bësh në këmbë, me biçikletë ose me transport publik. 10 minutat e para janë pa pagesë, për t’u siguruar që nëse terminali i autobusëve përdoret për të lënë familjarët apo për të marrë dikë tjetër, të mos jetë nevoja të paguash. Por, gjatë ditës është me pagesë, për t’u siguruar që të mos ndodhë si më parë, kur dikush parkonte 16 orë radhazi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në këtë terminal do të organizohen të gjitha linjat dhe kompanitë që kryejnë transport udhëtarësh kryesisht në vendet fqinje, duke i dhënë fund orvatjeve të deritanishme të këtyre mjeteve dhe udhëtarëve nëpër rrugët e Tiranës.

“Kemi organizuar një terminal për të 36 linjat me destinacion Kosovën, Greqinë, Maqedoninë, Italinë apo vende. Shërbimi bëhet në një kabinë, ku merret një biletë dhe ku secili mund të shikojë oraret e afishuara. Kjo është një mënyrë shumë më dinjitoze se sa shpërndarja e autobusëve në të gjithë kryeqytetin. Praktikisht, kemi hequr 100 autobusë nga rrugët e Tiranës, që bllokonin trafikun”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Next Post
A po planifikon Basha rikthimin në PD të atyre që përzuri Berisha?

“21 janari, dita e vrasësve Berisha-Basha!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në kantierin e ndërtimit, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Tragjedi në kantierin e ndërtimit, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Greqi

May 18, 2026
Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

May 18, 2026
Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

May 18, 2026
Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

May 18, 2026
BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

May 18, 2026
Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

May 18, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

May 18, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

May 18, 2026
Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

May 18, 2026
SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In