• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athinë-Tiranë/ Rama përballë 4 gazetarëve grekë për temat e nxehta mes dy vendeve

by Java News
21/11/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek, raporton Respublica. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skay” ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

 

Të martën në mbrëmje kryeministri pritet t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek çështja çame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike.

Duhet thënë se paneli i gazetarëve në këtë emision kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Drejtuesi i emisionit Aleksis Papagelas ka qenë për shumë vite korrespondent i televizionit Mega në Uashington, Pavlos Cimas po ashtu, gazetar me origjinë arvanite ka njohje të thellë mbi çështjet shqiptaro-greke si dhe gazetari Tasos Teloglou, i cili ka ndjekur në veçanti çështjen çame duke qenë i pranishëm me intervista edhe në mediat shqiptare.

Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai por edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si proamerikanë. Gjithsesi ballafaqimi të martën në mbrëmje me kryeministrin shqiptar ka zgjuar interes për të parë deri ku shkon vendosmëria e kryeministrit të Shqipërisë për të prezantuar qasjen e tij si një politikë në funksion të slloganit “zero probleme me fqinjët”.

ma.me

g1g2

Next Post
Çmimi i Bibliofilisë Lumo Skëndo/ Kumbaro:  Botime të vyera që nderojnë çdo bibliotekë

Çmimi i Bibliofilisë Lumo Skëndo/ Kumbaro:  Botime të vyera që nderojnë çdo bibliotekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Rruga në të cilën po ecën PD të çon në arkën e drurit

May 11, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Çmendet moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

May 11, 2026
BE po përgatitet për negociata me Rusinë? Në Bruksel rikthehet diskutimi për një të dërguar special

BE po përgatitet për negociata me Rusinë? Në Bruksel rikthehet diskutimi për një të dërguar special

May 11, 2026
Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

May 11, 2026
Trump kundër propozimit të Iranit, çmimet e naftës arrijnë pikën më të lartë

Trump kundër propozimit të Iranit, çmimet e naftës arrijnë pikën më të lartë

May 11, 2026
EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

May 11, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

May 11, 2026
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

May 11, 2026
E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

May 11, 2026
53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In