• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As sistemi dhe as Kodi, është fryma ajo që grabit ose ruan zgjedhjet!

by Ben Andoni
09/01/2020 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sa herë janë bërë zgjedhje pas vitit 1991, aq herë Shqipëria ka marrë rekomandime dhe detyra për t’u përmbushur nga ana e OSBE/ODHIR-it. Duke iu shtuar dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias, çdo zgjedhje e realizuar në vendin tonë ka hyrë me kode të rishikuara dhe me reflektime të shumta. Disa herë dhe thjesht make-up. Në fakt, legjislacioni ndryshon ose kërkon të ndryshohet pasi duhet që partitë të jenë sa më të qarta dhe më të ndershme para votuesve të tyre. Veçse amendimet e Kodit Zgjedhor përpara çdo zgjedhje nuk është se rrëfejnë ndonjë sens pozitiv për ecurinë e zgjedhjeve. Edhe tani, nëse do të zbatohet Kodi, atëherë zgjedhjet bëhen të mira. Kemi dy dosje voluminoze për manipulimet në zgjedhjet tona, që priten të gjykohen, por që përcillen sa andej-këndej, ndërkohë që akuzat e palëve politike nuk rreshtin. Flitet për ndryshim sistemi së fundmi, por kjo u hodh poshtë nga PS dhe PD, dy partitë kryesore. Madje, së fundmi, edhe nga partitë e vogla opozitare, që shumë herë kanë kushtëzuar me të, janë tërhequr! Ndërkohë, Parlamenti shqiptar sot nuk e kryen dot si duhet Reformën Zgjedhore pasi Opozita reale nuk është në Parlament, kurse përfaqësuesit e saj, që kanë formuar opozitën tjetër ende nuk e kanë krijuar dot staturën e duhur për të përballur në Kuvend problematikën e rëndë që ka vendi.

Dhe, nuk mbaron këtu, pasi më e keqja akoma është se një pjesë e mish-mashit zgjedhor nuk njihet dhe bëhet e vështirë për zgjedhësit, me të cilët jo vetëm që nuk ka konsultime, por edhe në formën e votuesit të thjeshtë nuk trajtohet për t’i njohur me të rejat. Dhe, njësoj si ta dhe partitë e vogla as nuk merren në konsideratë, ndaj kuptohet pse këto për qëllime propagande kanë zgjedhur të jenë satelitë të pakushtëzuar të dy partive kryesore në vend.

Ndërkohë, partive u volisin më shumë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ajo që flitet se mund të kapet në këtë moment teksa kuptohet se problemi i pazgjidhur mbetet shit-blerja e votave, lidhja e krimit me politikën, financimet e partive etj. Të gjitha këto mund të bëhen por ndreqja e Kodit elektoral zgjedhor duhet sërish të fillojë qysh nga fillimi, sepse mungon fryma.

Për fat të keq, e përsërisim se mungon fryma dhe sidomos demokracia e brendshme e partive që të realizojë pastërtinë  e kërkesave por edhe vetëdijen morale. Në PS ka kohë pa zgjedhje të brendshme të strukturave dhe nuk është se ndryshon shumë PD-ja apo LSI-ja. Për partitë e vogla nuk po themi sepse përballemi me pothuaj të njëjtat fytyra të liderave të tyre, që bëjnë gjithçka vetëm të mbeten në politikë.

Dhe, kjo e gjitha është e trishtueshme. Do flitet sërish dhe përsëri do fillojë nga fillimi, si me Pëlhurën e Penelopës. Do riparohen pak gjëra dhe sërish pala humbëse do të kërkojë nga fillimi zhbërjen e Kodit Zgjedhor. Dhe, filli që askush nuk do ta prekë është aty mes të gjithëve. Mungon dhe do të mungojë edhe për shumë kohë fryma në vendin tonë që të mos zhbëhet rezultati i mirë dhe njerëzit e votuar në zgjedhjet e shqiptarëve. (Javanews)

 

Next Post
Anëtarësimi në BE/ Holanda i përsërit kushtet Shqipërisë: Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Anëtarësimi në BE/ Holanda i përsërit kushtet Shqipërisë: Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

July 14, 2026
Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

July 14, 2026
VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

July 14, 2026
Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

July 14, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët e huaj që të takojnë Erion Veliajn

July 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In