• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Armëpushim”, Brukseli “pajton” PS- PD: Duam datë për hapjen e negociatave!

by Java News
13/02/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërsa Komitetit i Stabilizim–Asociimit përmbylli takimin e tij të 12 në Tiranë, burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se opozita e pozita kanë arritur të dalin me një deklaratë të përbashkët, me të cilën kërkojnë një datë për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë.

Në fund të takimit, lajmi u konfirmua edhe nga socialisti Taulant Balla: “Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, tha Balla.

Me heret, PD beri publik dokumentin e saj me 9 amendamente ne perfundim te mbledhjes, prej te cilave mesohet se jane pranuar 7, ato për blerjen e votës dhe që zyrtarët e lartë të mos kenë mbrojtje, por të hetohen si qytetarë të zakonshëm. Po ashtu janë pranuar tre amendime të propozuara nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku për përfshirjen e opozitës, çështjen e pronave dhe koncensionet.

Ne mbyllje te takimit edhe demokrati Genc Pollo u deklarua i kenaqur me dokumentin e arritur mes paleve. “Ramë dakord për rekomandimet. Morëm edhe votat e PS. Por treguam dhe pikat ku nuk jemi dakord. Qeveria bën fajtore opozitën për gjithçka. Ne s’jemi dakord për partneritetet private/publike pasi janë bërë shqetësim në shumë drejtime. Gjithashtu çështja e azilkërkuese, numra shumë të larta. Ikja masive e shqiptarëve nuk është normale. Shqetësim tjetër yni ishte kalimi nga kanabisi te drogat e forta. Por nuk u arrit marrëveshje për lirinë e shtypit,” tha Pollo.

Komisioni i Stabilizim Asociimit/ PD me 9 amendamente, ja çfarë propozon
Partia Demokratike me synim kontributin e saj në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, ka propozuar sot 9 amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja, ne kuader te takimit Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit qe nisi punen paraditen e sotme ne Tirane. Mes amendamenteve te PD, eshte ai qe kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë.

Next Post
Skiatori kosovar Tahiri i kënaqur me rezultatin e tij në Olimpiadë

Skiatori kosovar Tahiri i kënaqur me rezultatin e tij në Olimpiadë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

July 4, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

July 4, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In