• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Lezha i jep fitoren PS për herë të parë

by Java News
29/06/2017 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qarku i Lezhës i dha për herë të parë disa mijëra vota më shumë Partisë Socialiste ndërsa i hoqi disa mijëra vota të tjera Partisë Demokratike. LSI siguron mandatin me 11 mijë vota.

Si më 2013 ashtu edhe të dielën, Qarku Lezhë qe një nga zonat e nxehta të zgjedhjeve. LSI deklaroi se një militant i saj qe plagosur ditën e dielë pasi kishte deklaruar më herët rrahjen e një militanti tjetër gjatë fushatës. Presidenti i zgjedhur Ilir Meta deklaroi nga Lezha se kishte ndër mend të armatoste popullin për të luftuar “bandat e Rilindjes”.

Rezultati final në Lezhë tregon se për herë të parë, Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate nga dy që pati marrë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Partia Demokratike ra në tre mandate nga katër që kishte më parë. LSI arriti të ruajë një mandat, të cilin e pati fituar fillimisht më 2013.

Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në Qarkun Lezhë pasi mori rreth 4 mijë vota më shumë se sa në vitin 2013 ndërsa Partia Demokratike humbi 4 mijë vota në krahasim me katër vjet më parë. LSI arriti të rrisë numrin e saj të votave në Lezhë në 11 mijë, duke siguruar mandatin që më 2013 e pati marrë si pjesë e koalicionit të majtë.

Socialistët arritën të realizojnë fitore në Mirditë, bashki të cilën e qeverisin që nga viti 2015 ndërsa demokratët humbën Bashkinë Lezhë, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga demokratët. Në krah të kundërt, Bashkia Kurbin, e cila qeveriset nga socialistët, në zgjedhjet e së dielës fituan demokratët me diferencë të ngushtë.

Për Partinë Socialiste, rezultati i Lezhës dërgon në parlament Lindita Nikollën, ish-ministrja e Arsimit, një mësuese matematike dhe ish-kryetare njësie administrative në Tiranë. Nikolla, 52 vjeç, ka një diplomë nga Universiteti i Tiranës si dhe një diplomë masteri nga AU. [CV Link].

I dyti për socialistët në Lezhë është deputeti aktual Pjerin Ndreu, ish-oficer policie i arsimuar në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitet 1988-1992 si dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2007 [CV Link].

I treti në listën e Lezhës për socialistët është deputeti Gjetan Gjetani, i cili është diplomuar me kurs njëvjeçar në Akademinë e Policisë në Tiranë dhe më pas ka studiuar drejtësi në Universitetin e Shkodrës [CV link]. Ai ka punuar si punonjës policie në Kurbin dhe si avokat në Lezhë para se të bëhej punonjës i hipotekave Lezhë në vitin 2014 dhe kandidat për deputet më 2017.

Partia Demokratike kishte të parin në listën e Lezhës Aldo Bumçin, një pedagog në Tiranë me eksperiencë si deputet dhe ministër. [CV link]. E dyta në listën e demokratëve është Lindita Metalia, e cila është arsimuar në drejtësi dhe ka master shkencor mbi të drejtën penale nga Universiteti “Justiniani i Parë” në Tiranë. Ajo ka punuar si përmbaruese gjyqësore dhe është aktiviste e Partisë Demokratike në Lezhë.

I treti dhe i fundit në listën e demokratëve është Andon Frrokaj, me profesion inxhinier ndërtimi dhe studime pasuniversitare si vlerësues pasurish të paluajtshme ndërsa ka qenë kryetar i Bashkisë Mamurras në vitet 2000-2007. [CV Link]

Për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, deputet do të jetë Viktor Tushaj, [CV link] i cili është arsimuar në Gjuhë Letërsi dhe Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës si dhe disponon master në turizëm nga Universiteti Europian i Turizmit në Tiranë (EUFT). Ai ka punuar si mësues dhe si instruktor rinie deri në vitin 1991, si president i një kompanie ndërtimi dhe si kryebashkiak i Lezhës për periudhën 2007-2015, ndërsa para se të zgjidhej si deputet qe Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore./BIRN/MA.ME

Next Post
Partizani nuk ia del dot, bullgarët fitojnë me përmbysje në Tiranë 1:3 (VIDEO)

Partizani nuk ia del dot, bullgarët fitojnë me përmbysje në Tiranë 1:3 (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

April 29, 2026
Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

April 29, 2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

April 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë-Krujës gjatë takimit me një të dënuar, gruaja ndalohet nga autoritetet

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In