• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për drogën, MB:  Të paktën lexoni komunikatën e policisë italiane

by Java News
10/12/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se “4 ton drogë janë kapur në dy ditët e fundit në Itali, drogë e mbjellë, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria”.

Nga ana e saj, Ministria e Brendshme shprehet se ato që PD i reklamon si dështime, janë suksese të policisë dhe fryt i bashkëpunimit me aleatët.

“Lidhur me deklaratën e mbajtur sot nga një zyrtar i PD, ku ndër të tjera thuhej se gjatë dy ditëve të fundit në Itali janë kapur rreth 4 ton drogë të ardhur nga Shqipëria, Policia e Shtetit bën me dije opinionin publik se këto qe PD i reklamon si dështime, janë suksese të policisë dhe fryt i bashkëpunimit mes strukturave policore të të dy vendeve. Bashkëpunim që nuk ka ekzistuar më parë e që sot është në nivele të shkëlqyera. Së pari, PD del sot në deklaratë për shtyp ndërkohë qe operacioni është zhvilluar para 2 javësh në datë 26 nëntor“, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

MB sqaron se vetë Policia Italiane e thotë qartë në deklaratë bashkëpunimin e Policisë Shqiptare në operacionin antidrogë.

“Operacioni ka nisur sapo Autoritetet e Policisë shqiptare, nëpërmjet Nuklit Detar të Guardia di Financës me bazë në Durrës, kanë njoftuar për praninë e një mjeti të dyshimtë që drejtohej për nga brigjet italiane”. Për PD, po përkthejmë komunikatën zyrtare të Policisë italiane nga italishtja në shqip, duke besuar se PD nuk do të fshihet pas përkthimit siç bëri për ligjin e Vettingut. Deklarata e autoriteteve italiane saktëson që në hyrje se informacioni është dhënë nga Policia e Shtetit, çka përbën konfirmim të bashkëpunimit të frytshëm mes strukturave policore të të dy vendeve. PD bën mirë të heshtë, meqë nuk përgëzon dot sukseset e bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe partnerëve. Policia e Shtetit ngelet e hapur për të ofruar çdo informacion zyrtar kujtdo që është i interesuar të dijë të vërtetën dhe të mos e keqpërdorë atë”, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

komma.me

Next Post
Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Administratorët e pallateve, tarifat dhe kuotat e pjesëmarrjes sipas zonave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In