• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet e paligjshme në zonën e Paskuqanit

by Java News
26/01/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pjesë e reformës kombëtare të ujit për prerjen e lidhjeve e paligjshme, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë po vijojnë aksionin edhe në zonat periferike, për disiplinimin e situatës. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, ndoqën nga afër verifikimet që po kryhen në zonën e Paskuqanit, ku edhe po bëhet ndërprerja e lidhjeve të paligjshme nga tubacioni kryesor që furnizon me ujë të pijshëm rreth 30% të qytetit të Tiranës.

“Këtu jemi në një linjë të veçantë, ajo që njihet si linja 1200, që furnizon gjithë qytetin. Ndaj, shprehim vendosmërinë e ujësjellësit, por edhe të Bashkisë së Tiranës, për ta vijuar në mënyrë të vijueshme këtë aksion dhe për të verifikuar të gjitha linjat e për t’i ndërprerë ato”, theksoi Mazniku, teksa shtoi se ndërhyrjet e paligjshme jo vetëm që sjellin dëme të konsiderueshme në rrjetin e furnizimit me ujë të qytetit të Tiranës, por njëkohësisht mund të shkaktojnë probleme edhe për vetë ata të cilët kanë ndërhyrë në rrjet në mënyrë të paligjshme.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 31 janari, Mazniku u bën thirrje qytetarëve, të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit, ndërsa nga 1 shkurti, grupet e taks-forcës do të jenë në terren për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me këtë pasuri publike si uji i pijshëm. “Ftojmë qytetarët që deri në datën 31 janar të vetëdeklarojnë linja të tilla, në mënyrë që të kemi mundësi t’i riparojmë ato, sepse duke filluar nga data 1 shkurt, identifikimi i këtyre linjave dhe prerja e tyre do të ketë edhe penalitete shumë të forta gjatë të gjithë kundravajtësve”, tha ai.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës për të raportuar për çdo problematikë apo rast të abuzimit me ujin e pijshëm. “Nëse një qytetar ka informacion për një lidhje të tillë apo e ka bërë vetë një lidhje të tillë më përpara, të na informojë dhe do jemi shumë të gatshëm të gjendemi pranë. T’i ndërpresim këto lidhje dhe të ofrojmë mundësinë që ato të lidhen me një ujëmatës dhe një kontratë të ligjshme me ujësjellësin. Kjo është e vetmja mënyrë se si edhe qyteti të furnizohet me ujë siç duhet, por edhe qytetarët të marrin shërbimin e duhur”, nënvizoi Mazniku.

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve, të cilët kanë kërkuar që të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe konsumatorët që janë të interesuar të kryejnë pagesa apo të përfitojnë nga skema lehtësuese e shlyerjes së debisë, shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka vendosur orare të reja shërbimi në të gjitha Njësitë Zonalë, PIKAT UKT si dhe në arkat kryesore të qytetit. Sportelet do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë. /ma.me

Next Post
Davos/ Trump: Amerika nuk dëshëron të jetë kundër gjithë botës!

Davos/ Trump: Amerika nuk dëshëron të jetë kundër gjithë botës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com