• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e CEZ/ Juristi Karaj: KLSH dhe SHISH u urdhëruan që të mos hetonin privatizimin e OSSH-së

by Java News
13/01/2017 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
SHISH dhe KLSH u orientuan të mos hetojnë skandalin e privatizimit të OSSH-së tek CEZ.

Romeo Karaj, juristi i OSHEE në një rrëfim ekskluziv per Report TV jep fakte të reja të reja rreth këtij skandali.

Karaj, njeriu që hapi “Kutinë e Pandorës” për skandalin CEZ, rrëfen detaje të reja që lidhin ish-kryeministrin Berisha, familjarë dhe ish-ministra me skandalin që i kushtoi Shqipërisë miliona euro dëm.

Ai shprehet se janë të mëdha shumat e abuzimit dhe po aq të mëdha ndërhyrjet nga jashtë, madje dhe nga agjenci intetigjente të huaja.

Por çuditërisht Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Shërbimi Informativ u urdhëruan të mos hetonin këtë çështje që prek drejtpërsëdrejti interesin kombëtar.

“Ka ardhur dita që organet ligjzbatuese duke përfshirë edhe SHISH-in, të prononcohen për këto të vërteta dhe çfarë ato dinë dhe si ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Nuk më vjen mirë që edhe KLSH-ja edhe SHISH-i, kanë pasur një lloj orientimi për të mos mbledhur të dhëna për privatizimin e SHISH, nga ata të cilët ata i marrin orientimet”, u shpreh Karaj.

Juristi i OSHEE i cili negocioi me çekët dhe marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës së shitjes, e lidh privatizimin dhe lëshimin që iu bë më pas, CEZ-it dhe me ndikimin e Nuel Kalajt te Sali Berisha dhe ministrat e tij, siç e faktojnë këto foto ekskluzive të Kalajt me ish-ministrin Genc Ruli.nue-kalaj

Ndërsa lidhjet e sekserit me Shkëlzen Berishën janë të faktuara nga email-et e drejtuesve çek të CEZ-it.

“Më intriguese është se si Nuel Kalaj ka interferuar midis drejtuesve të CEZ-it dhe qeverisë shqiptare, direkt me zotin Berisha apo me ministra të tjerë“, thotë ai.

Sipas Romeo Karaj, janë të shumtë ata që meritojnë burgun dhe me faktet e reja, Prokuroria duhet të rinisë hetimet.

“Palët kanë pasur të drejtë të diskutuojnë vetëm çfarë do të quhet borxh i keq, jo për të prekur borxhin e keq. Palët kanë ndërhyrë dhe kanë prekur nivelin e borxhit të keq, nga 4% e kanë çuar në 14%. 1% e këtij borxhi të keq e ka pasur koston 7 milionë dollarë. 10% janë 70 milionë dollarë të pastra dëm ekonomik të shkaktuar nga një proces i paligjshëm, i parregullt dhe i paautorizuar. Përgjegjësit janë aty, nga qeveria që ka miratuar kontratën dhe nga ata që e kanë miratuar në Parlament, edhe komisioni që është ngritur mban përgjegjësitë e veta edhe komisioni i negocimit që ka kaluar tagrin, si dhe personat e tjerë të cilët kanë ndikuar. Kam dëgjuar raste që mjaft persona kanë shkuar në burg për vjedhjen e një celulari, ata është kollaj t’i çojnë në burg. Sfida e vërtetë e zbatimit të ligjit është të çojnë në burg fajtorët e mëdhenj“, thekson Karaj.

Por a ka njeriu që hodhi dritë mbi këtë skandal, frikë për jetën e tij?

“Nuk kam as frikë nga personat që kanë bërë këto shkelje, as respekt dhe as borxh ndaj tyre. Përkundrazi, rrezikun e vetëm që ndjej ndaj vetes është, të mos ia dal deri në fund kësaj çështje...”, thekson më tej juristi i OSHEE, Romeo Karaj.

Next Post
Hyjnë në fuqi patentat e reja, leje drejtimi edhe për 16-vjeçarët

Rregullat e reja për Patentat, si ndryshon provimi për lejen e drejtimit dhe kategoritë e makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

April 24, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kos: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të integrimit

April 24, 2026
Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve

April 24, 2026
Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

April 24, 2026
Kryemadhi: SPAK u soll si sigurimi i shtetit, përçau martesën time me Ilirin!

Kryemadhi: SPAK u soll si sigurimi i shtetit, përçau martesën time me Ilirin!

April 24, 2026
Rama dhe ambasadorja Kimberly takohen edhe në Greqi, shfaqen të përqafuar dhe duke buzëqeshur

Rama dhe ambasadorja Kimberly takohen edhe në Greqi, shfaqen të përqafuar dhe duke buzëqeshur

April 24, 2026
Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë

Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë

April 24, 2026
“Kryengritja më e fuqishme që ka njohur vendi”/ Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare

“Kryengritja më e fuqishme që ka njohur vendi”/ Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare

April 24, 2026
Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

April 24, 2026
Përplasen dy makina në Maliq-Korçë, 3 të plagosur rëndë

Përplasen dy makina në Maliq-Korçë, 3 të plagosur rëndë

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In